Greqia po heq kërkesën për udhëtarët e vaksinuar që hyjnë në vend, që të paraqesin një test Covid në mbërritje duke filluar që nga e hëna, më 7 shkurt, njoftoi të premten Ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris. Në vend të kësaj, turistët që vijnë do të duhet të paqaqesin një pasaportë të vlefshme vaksinimi dixhitale të BE-së për të hyrë në vend. Që nga shkurti 2022, pasaportat e udhëtimit në BE janë të vlefshme për nëntë muaj.