• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Historia e një burgu dhe e një ish ministri

11/02/2022
FOTO/ Shihni si po e pret Saimir Tahiri vendimin

Nga Anila Hoxha

I pari zyrtar I lartë që “ I inaguroi” si I burgosur qelitë e burgut të Fierit është ish ministri Spiro Ksera.Si ministër I cështjeve sociale gjatë qeverisjes Berisha, Ksera u gjet fajtor për shpërdorim të detyrës dhe ndaj mbasi u dënua nga gjykata e apelit provoi ecjen e burgut, apelin , orët e kufizuara dhe vizitat e kronometruara me të afërmit. Mbas tij ish deputeti Mark Frroku u mbyll në këto qeli e provoi supën e burgut të Fierit , ashtu si Ermal Hoxha apo edhe drejtorë e ish drejtorë tatimesh e doganash që mbas shkëlqimit në detyrë iu hapën dyert me vendime gjykatash. Në burgje aty ku sakaq kishin ulur kryet , dhe mbanin mbi shpatulla dënimet dhjetra qytetarë të kthyer në statistika, që drejtues policie, ministrat e linjës I lexojnë si histori suksesi. Të dënuar se kishin vjedhur energjinë elektrike , kishin vjedhur ctu kapte pëllëmba, kishin bërë drogë, kishin vrarë, kishin ndërtuar pa leje, kishin vënë gjoba, kishin marrë 5 mijë lekësha e kishin paguar 5 mijë lekësha.

Burgjet në Shqipëri gëlojnë nga hajdutët , dhunuesit e grave, kultivuesit e drogës, mashtruesit që stërshesin , vrasës të dënuar dhe shpërdorues detyre periferikë . Në një vend të kritikuar për korrupsion shumica e atyre që akuzohen për korrupsion përfundojnë rrallë në burgje, sepse ata sëmuren nga tensioni, nga ataku kardiak nga diabeti. Ose sepse sjellja e tyre është e paqtë, e padëmshme dhe përherë del një prind që I duhet qëndruar pranë e një fëmijë që duhet rritur. Burgu I Fierit është një nga ata burgje I mbushur me 264 të panjohur të dënuar për drogë që mbasi dëgjuan fjalën fajtor iu nënshtruan fatit . 71 të tjerë mbahen aty si hajdutë. 121 për vrasje . 19 për mashtrim. 6 për organizatë kriminale. 264 të tjerë janë ende të paraburgosur dhe sërisht droga mbizotëron, vjedhja mashtrimi vrasja. I ndërtuar në 2014 nga programi IPA me një vlerë prej 14.3 milionë euro në burgun e Fierit numërohen 900 qeli dhe aktualisht ka një kapacitet prej gati 800 të burgosurish. Aktualisht shumica janë burra të shpallur të fajshëm si kultivues droge gjatë një mazhorance që vijon të insistojë se kultivimi I hashashit është zeruar.

Janë hajdutë që sdimë nëse vjedhin sepse janë lypenë apo vjedhin për të mbijetuar. Sidoqoftë janë hajdutë të dickaje që I kryejnë ditët e burgut një më një . Dhe që në një vend ku ligji vihet nga duar të brishta , ata sërisht rikthehen në qeli sepse është e vështirë të rehabilitohesh, ose përpara se të punësoheshin në një vend ku vendi I punës blihet, shëndetësia paguhet, shpirti shitet e blihet ata nuk gjetën kë të korruptojnë. Këta të dënuar që përfaqësojnë problemet sociale që pjell korrupsioni e krimi bashkë nuk kanë asnjë emër. Ata janë thjesht 812 të burgosur në burgun e Fierit.

Më I fundit ka një emër dhe quhet Saimir Tahiri, mosha 42 vjec me detyrë ministër I brendshëm nga 2013 deri në 2017. Statusti actual ; I karantinuar derisa të mbushë 14 ditë . Nuk e ndihmoi as shkëlqimi I shkërmoqjes së Lazaratit, as mbështetësit që në pesë vite gjykim e pritën nëpër gjykata, as terma që hynë në fjalorin policesk si ‘ bravo cunat”, ‘ kampioni”

Nga paraburgimi 313 , aty ku ndërkohë pret drejtësinë një tjetër ish ministër I quajtur Lefter Koka dhe një ish kryetar bashkie , ish ministri Saimir Tahiri doli me një makinë burgu. Nguteshin përpara me fenelina automjetet e policisë që deri dje garonin si ti spikasnin, që nga drejtorë e shefa , kush e kush të qeshte e të fotografohej sa më afër tij . Sot ata drejtorë , shefa komisariatesh e krimesh që vijojnë qëndrojnë në detyrë I kanë fshirë fotografitë me të. Ky I dënuar , e kaloi portën e madhe të burgut më të madh në vend pak përpara se të mbyllej orari zyrtar. I prirë nga një makinë policie që ja dorëzoi Komisionit të Pritjes. Sic e do rregulli -thonë punonjësit aty- secili nga anëtarët bëri cka duhej të bënte.

Vlerësoi shëndetin, konstatoi gjendjen juridike , e pyeti nëse kishte konflikte. Ai u përgjigj “ JO” . Një anëtar I komisionit të edukimit e pyeti nëse donte libra. Ai u përgjigj “ PO”. Ky I dënuar ishte I veshur me kostum sportiv, kësaj radhe sportiv sic e kërkon rrethana dhe jo natyra e tij. U përmbajt, nuk bëri batutat që e karakterizojnë . I dënuar për shpërdorim detyre ai përfundoi në qeli pikërisht në kohën kur burgu ku ai gjendet dhe drejtoria e përgjithshme e burgjeve drejtohen nga 2 ish oficerë policie. Dhe në orët e para teksa I kanë lexuar rregulloren, orarin e vizitave dhe kur pret ta pyesin nëse do të qëndrojë vetëm në qeli apo me nje person tjetër, ai për herë të parë në jetë e ka kuptuar se përpara ligjit ashtu si përpara Zotit vjen një cast që ne jemi krejt vetëm .

Related Posts

Dhuna në Kakome/ Artan Hoxha: Shteti duhet të mbronte kompaninë, ia ka shitur vetë tokën!
Kryesore

Dhuna në Kakome/ Artan Hoxha: Shteti duhet të mbronte kompaninë, ia ka shitur vetë tokën!

23/06/2026
Grupi koordinues i protestës shpall listën me 5 kërkesa: Dorëheqje e Edi Ramës, qeveri teknike, Kushtetutë e re dhe…
Kryesore

Grupi koordinues i protestës shpall listën me 5 kërkesa: Dorëheqje e Edi Ramës, qeveri teknike, Kushtetutë e re dhe…

23/06/2026
Gjin Gjoni: Unë dhe doktori e ndjejmë veten pjesë të ‘Shqipërisë së re’ që kërkojnë protestuesit! Ata që thonë ‘Berisha n’burg’ janë të paguar
Kryesore

Gjin Gjoni: Unë dhe doktori e ndjejmë veten pjesë të ‘Shqipërisë së re’ që kërkojnë protestuesit! Ata që thonë ‘Berisha n’burg’ janë të paguar

23/06/2026
Arrestohet në Amerikë mafiozi i njohur me origjinë nga Gjirokastra, akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime
Kryesore

Arrestohet në Amerikë mafiozi i njohur me origjinë nga Gjirokastra, akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime

23/06/2026
Deputeti i PS: I hoqën maskat! OMONIA e Dules mbron Muçin e Lëvizjes Bashkë, se janë bashkë në vorioepirotizëm
Kryesore

Bido ironizon deputetin e Lëvizjes Bashkë: Lëre kolltukun, se nuk ia vlen as zaptimi i oborrit të shkollës “Koto Hoxhi” në Gjirokastër, as aksionet e tua si ndërtues në Arameras

23/06/2026
“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës
Blog

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

21/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Norvegjia “tremb” Francën, Haaland një “përbindësh”, shkëlqen me dygolësh

Norvegjia “tremb” Francën, Haaland një “përbindësh”, shkëlqen me dygolësh

23/06/2026
Shkencëtarët parashikojnë se si do të përfundojë bota, Dielli nuk do të jetë fajtor

Shkencëtarët parashikojnë se si do të përfundojë bota, Dielli nuk do të jetë fajtor

23/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al