• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deputeti i PD: Nëse SPAK i shkon në fund hetimit për inceneratorët, “digjet” gjysma e qeverisë

15/02/2022
Deputeti i PD: Nëse SPAK i shkon në fund hetimit për inceneratorët, “digjet” gjysma e qeverisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja ka folur për ecurinë e komisionit hetimor për inceneratorët.

Gështjenja këtë të martë ka qenë i ftuar në ABC Live ku është shprehur se gjatë këtyre ditëve do të japin dëshmitë e tyre të gjithë të përfshirët në këtë aferë ndër më të mëdhat ndoshta të shekullit mes të cilëve do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

Ndër të tjera, deputeti demokrat është shprehur se nëse SPAK do ti shkojë deri në fund hetimit do të shikojmë se në këtë aferë të madhe korruptime me një dëm prej 430 milionë eurosh janë të përfshirë gjysma e qeverisë.

“Komisioni deri më tani ka bërë një punë të mirë dhe pas përplases mes mazhorancës që kërkuan mbylljen por afati është shtyre deri në 25 shkurt. Do të thirren një listë e gjatë dëshmitarësh dhe është lista e personave që kanë marrë pjesë në këtë që mund ta quaj aferën e shekullit, pasi flitet për 430 milionë euro. Inceneratorët është shkalla e fundit që përcakto ligji shqiptar dhe niveli i mazhorancës.

Duhet që të ezaurohen 5 hapa para se të shkosh tek incenerimi i mbetjeve se në fund të fundit një pjesë e mbetjeve urbane riciklimi i tyre janë para dhe nuk mundet që ti asgjësosh. Në Elbasan nuk ka pasur asnjë procedurë dhe s’është publikuar asgjë. Unë se kam kuptuar sesi ministria e Financave, Thesari apo institucionet e tjera kanë bërë pagesa për këtë dhe pse nuk është kontratë dhe s’ka pasur asgjë të shkruar.

Ne të tre procedurat nuk ka pasur garë të tre kompanitë janë të njëjtët njerëz që qëndrojnë nga pas, nuk ka pas pjesëmarrje të kompanive të huaja, por vetëm kompani pa eksperiencë që janë krijuar vetëm një muaj para dorëzimit të dokumentacionit, në të tre bashkitë Tiranë , Elbasan dhe në Fier është paraqitur si emergjencë menaxhimi i mbetjeve.

Prodhimi i energjisë është një kusht në kontratë, por që nuk është bërë i mundur dhe pse kanë marrë pagesa më shumë seç duhet dhe asnjëra nuk prodhon energji sot, i Fierit nuk është vënë në punë fare.

Sot është administratori i Elbasanit dhe komisioni përgjegjës për këtë si pjesë e zinxhirit që është në këtë dhe besoj se mbyllet me kryeministrin që akoma nuk e ka konfirmuar por besoj se do të jetë para komisionit me 23 ose 24 shkurt.

Komisioni hetimor nuk është prokurori dhe gjykatë por një komision hetimor për rastet që janë shkelje, fundi është që përfundimi i këtij hetimi të vendoset në dispozicion, SPAK është duke hetuar nëse do të shkojnë deri në fund hetimet më shumë se gjysma e qeverisë do të digjet. Shkeljet në këtë aferë janë flagrante nuk i mbulojnë dot, ajo që kam konstatuar është se kjo mazhorancë në këto tetë vjet nuk kanë pasur frikë nga ligji nuk ka ndodhur në këto 30 vute një gjë e tillë.

Nëse shqiptarët kërkojnë që të rikthehet demokracia ky do të jetë hapi i parë i drejtësisë. Nuk janë pak 430 milionë euro, që mund të ndryshonin infrastrukturën rurale”, është shprehur deputeti.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al