• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Hape dorën, hape dorën…”, momenti kur policia e Gjirokastrës arreston dy shpërndarësit e drogës (VIDEO)

17/02/2022
“Hape dorën, hape dorën…”, momenti kur policia e Gjirokastrës arreston dy shpërndarësit e drogës (VIDEO)

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “NO MORE”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër. Sekuestrohen doza me lëndë narkotike gati për shpërndarje. Vihen në pranga 2 shtetas.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër, si rezultat i një pune policore të pandërprerë disamujore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “NO MORE”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit E. C., 30 vjeç, banues në Gjirokastër dhe H. H., 36 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në vendin e quajtur “Ura e lumit”, gjatë kontrollit fizik shtetasit E. C. iu gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. C., u konstatua shtetasi H. H., të cilit iu gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Më tej, kontrolli nga shërbimet e Policisë ka vijuar në biznesin (dyqan tabacco) në pronësi të shtetasit H. H., ku u gjetën 60 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa gati për shpërndarje, 260 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, një peshore, 22 paketa cigaresh pa pullë fiskale, 6 qese me duhan të grirë pa pullë fiskale dhe 11 pako me duhan të grirë pa pullë fiskale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 5 aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Related Posts

E rëndë në Florida, tre fëmijë shqiptarë digjen brenda në banesë
Kryesore

E rëndë në Florida, tre fëmijë shqiptarë digjen brenda në banesë

28/08/2026
Berisha: PS ka rënë në 29%, ndaj jo më letargji në radhët e PD
Kryesore

Berisha: PS ka rënë në 29%, ndaj jo më letargji në radhët e PD

28/08/2026
Mediat greke zbulojnë detajet/ Esmaja u vra nga burri një ditë para se të kërkonte divorcin
Kryesore

Mediat greke zbulojnë detajet/ Esmaja u vra nga burri një ditë para se të kërkonte divorcin

28/08/2026
Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Asllani i “ngec” Inter, La Gazzetta ndez “alarmin”, në verë sërish në treg

Kristjan Asllani i nënshtrohet vizitave mjekësore, zbulohet kushti për blerjen e kartonit nga Interi

28/08/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!

Përforcime? Patjetër që… – Balkanweb.com – News24

28/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al