Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Borsh të Sarandës. Dy persona, burrë e grua, kanë humbur jetën prej zjarrit që u dogji shtëpinë. Ata quhen Rrapo e Savo Çika, respektivisht 83 dhe 75 vjeç, që jetonin vetëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:45 mëgjesin e të shtunës në fshatin Borsh të Himarës, kur në banesë dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi. Më pas banesa e tyre u përfshi nga flakët.