• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Plas skandali, rrjedhin 30 mijë të dhëna sekrete për llogari bankare në Zvicër, në hartë edhe Shqipëria

20/02/2022
Plas skandali, rrjedhin 30 mijë të dhëna sekrete për llogari bankare në Zvicër, në hartë edhe Shqipëria

Një rrjedhje masive të dhënash nga një prej bankave private më të mëdha në botë, Credit Suisse ka nxjerrë në pah pasurinë e fshehur të klientëve të saj të përfshirë në tortura, trafik droge, pastrim parash, korrupsion dhe krime të tjera të rënda.

Bëhet fjalë për detajet e llogarive të 30 mijë klientëve të Credit Suisse në të gjithë botën të cilët zotërojnë në këtë bankë më shumë se 100 miliardë franga zvicerane (ose 80 miliardë £) të mbajtura të fshehura në një nga institucionet financiare më të njohura të Zvicrës.

Nuk mungojnë edhe llogaritë nga Shqipëria. Nëse sheh me vëmendje hartën që ka publikuar ‘The Guardian’ vihet re se edhe vendi ynë është shënjuar me rreth.

Kjo do të thotë se në këtë bankë ka edhe llogari të personave nga Shqipëria. Mediat e huaja që kanë raportuar lajmin nuk i kanë nxjerrë ende të gjithë emrat për të parë se cilët janë shqiptarët që kanë fshehur para në këtë bankë.

Nxjerrja e këtyre të dhënave është konsideruar si një nga dështimet më të mëdha të Credit Suisse, pavarësisht nga premtimet e përsëritura të saj gjatë dekadave për të larguar klientët e dyshimtë dhe fondet e paligjshme.

‘The Guardian’ thotë se banka zvicerane, në mënyrë të përsëritur hapte ose mbante llogari bankare për një grup klientësh me rrezik të lartë në të gjithë botën.

Mes tyre është një trafikant qeniesh njerëzore në Filipine, një bos të bursës së Hong Kongut i burgosur për ryshfet, një miliarder që urdhëroi vrasjen e të dashurës së tij, yllit të popit libanez dhe drejtuesve që plaçkitën kompaninë shtetërore të naftës të Venezuelës si dhe politikanë të korruptuar nga Egjipti në Ukrainë.

Një tjetër llogari është në pronësi të Vatikanit që u përdor për të shpenzuar 350 milionë € në një investim të dyshuar si mashtrim me pronat në Londër. Për këtë çështje është hapur nujë proces penal ndaj disa të pandehurve, duke përfshirë një kardinal.

Baza e të dhënave të bankës zvicerane u zbulua nga një sinjalizues anonim për gazetën gjermane ‘Süddeutsche Zeitung’.

‘Unë besoj se ligjet zvicerane të sekretit bankar janë imorale. Preteksti i mbrojtjes së privatësisë financiare është thjesht një gjethe fiku që mbulon rolin e turpshëm të bankave zvicerane si bashkëpunëtorë të evazuesve fiskal’ – tha ai në një deklaratë për gazetën pas zbuluar identitetin.

Vetë banka Credit Suisse u përgjigj se ligjet e rrepta të sekretit bankar të Zvicrës e pengojnë të komentojë pretendimet në lidhje me klientët individualë.

Banka këmbëngul se dosjet e zbuluara nga gazetarët bazohen në ‘informacione selektive të marra jashtë kontekstit, duke rezultuar në interpretime tendencioze të biznesit që kryen banka’, citon lapsi.al.

Këtë muaj, Credit Suisse u bë banka e parë e madhe zvicerane në historinë e vendit që u përball me akuza penale (të cilat ajo i mohon) në lidhje me pretendimet se ndihmoi në pastrimin e parave nga tregtia e kokainës në emër të mafies bullgare.

Institucionet financiare zvicerane menaxhojnë rreth 7.9 trilionë CHF (6.3 trilion £) në asete, gati gjysma e të cilave u përket klientëve të huaj.

Skandali Credit Suisse hedh dritë mbi një nga qendrat më të mëdha financiare në botë, e cila është mësuar të operojë në hije. Ai zbulon se si të dënuarit apo pastruesit e parave janë në gjendje të hapin llogari bankare, ose t’i mbajnë ato të hapura për vite pas zbulimit të krimeve të tyre. Kjo zbulon se si ligjet e famshme të sekretit bankar të Zvicrës ndihmojnë në lehtësimin e grabitjes së vendeve në botën në zhvillim si Shqipëria, citon lapsi.al.

Janë më shumë se 90 vende, shumica e të cilave në zhvillim që mbeten në errësirë kur taksapaguesit e pasur fshehin paratë e tyre në llogaritë zvicerane.

‘Kjo situatë mundëson korrupsionin dhe u mban në uri vendet në zhvillim ku të ardhurat tatimore shumë të nevojshme. Ndaj këto vende janë ato që vuajnë më shumë nga marifetet e Zvicrës’ – tha sinjalizuesi i skandalit.

Denoncuesi pranoi se dokumentet e nxjerra nga banka përmbajnë edhe llogari që ishin legjitime dhe të deklaruara nga klientët në autoritetin e tyre tatimor.

‘Unë jam i vetëdijshëm se të kesh një llogari bankare zvicerane nuk nënkupton domosdoshmërisht evazion fiskal ose ndonjë krim tjetër financiar. Megjithatë, ka të ngjarë që një numër i konsiderueshëm i këtyre llogarive hapen me qëllimin e vetëm për të fshehur pasurinë e zotëruesit të tyre nga institucionet fiskale dhe/ose për të shmangur pagesën e taksave mbi fitimet kapitale’ – tha denoncuesi.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025
Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së
Kryesore

Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lumturi për Pete Davidson, vjen në jetë fëmija i tij i parë

Lumturi për Pete Davidson, vjen në jetë fëmija i tij i parë

19/12/2025
Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al