Mediat greke kanë publikuar të dhëna të reja nga shkatërrimi i bandës së “xhepistave”, ku 20 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë. Grupi i grabitësve është goditur të shtunë ndërsa përbëhej edhe nga disa shtetas të huaj, por shumica ishin shqiptarë bashkë me kreun e grupit kriminal.
Mësohet se kreu i kësaj bande ishte shqiptari Marsel Bashimi, qe gjithashtu akuzohet edhe për një tentativë vrasjeje. Shqiptari nga Gjirokastra akuzohet se ka plagosur me thike një shtetas gjeorgjian, i cili punonte delivery, gjatë një konflikti për përparësinë e mjeteve në rrugë.
Banda ishte e “specializuar” për vjedhje të sendeve me vlerë, kryesisht nëpër stacionet e transportit publik në Greqi. Konkretisht në pranga kanë rënë: Klodjan Zeneli, Artur Dine, Andi Cuko, Aldo Bramallari, Rando Ranxha, Jemi Zoto, Alma Sadiku, Reanto Prifti, Marsel Bashimi, Artur Bashimi dhe Enea Hyseni.
Me urdhër të Prokurorisë së Athinës u bënë publike identitetet dhe fotot e 19 prej të arrestuarve.
Banda shumëkombëshe e hajdutëve të xhepave, e përbërë nga 20 shqiptarë, tetë pakistanezë, një rumun dhe një Bangladesh – ndërkohë që janë bërë kërkime për nëntë të huaj të tjerë – u çmontua në një operacion policor dy ditë më parë.
Marsel Bashimi mësohet se përdorte disa identitete. Në kuadër të hetimeve, rezultoi se kreu shqiptar i spirales dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë detyruar një tjetër pjesëtar të bandës të vetëvritet. Siç rezultoi, i huaji i kishte borxh 10 mijë euro “bosit” shqiptar dhe i bëri presion që t’i kthente paratë. Anëtarët e bandës kishin planifikuar rrahjen e tij për t’i kthyer paratë, por disa ditë më vonë ai u lokalizua me ankth në dhomën e hotelit në Omonia ku i dha fund jetës.
Sipas hetimeve te para hetimore, për të arrestuarit dhe anëtarët e paidentifikuar të bandës rezultoi se që në fillim të tetorit 2021, ata kishin krijuar një organizatë kriminale të strukturuar në mënyrë hierarkike, me veprime të vazhdueshme, role të dallueshme, të ndarë në nëngrupe dhe me qëllimin për të vjedhur në baza ditor.
Gjatë hetimeve paraprake policore janë hetuar 81 vjedhje ndaj pasagjerëve, me përfitim financiar mbi 50 mijë euro.
Të arrestuarit:
1.Klodjan Zeneli i lindur me 1-1-1985 në Shqipëri.
2. Enea Hyseni i lindur me 29.9.1979 ne Shqiperi. I njohur me disa nofka: RUDI ose NAROS ose PANO ose DURO ose NAKOS ose GIORCI ose DORO ose NIKO ose CRISTO ose TAN ose NIKOS ose THANASI ose ENEO ose KRISTO ose RUDI ose NIKOS .
3. Artur Bashimi i datëlindjes 4-10-1978 në Shqipëri,
4. Marsel Bashimi ose SHKURTAJ ose GOZHITA datëlindjes 1-3-1987 ose 3-9-1987 në Shqipëri.
5. Ranato Osmerni (Prifti) i datëlindjes 13-10-1978 ose 12-11-1982 në Shqipëri,
6. Alma Sadiku e datëlindjes 10-10-1996 në Shqipëri,
7. Jemin Zenuni i lindur më 1983 ose 1-5-1984 ose 1-5-1985 në Shqipëri,
8. Rando Ranxha e datëlindjes 27-7-1991 në Shqipëri.
9. Aldo Bramellari lindur 24-4-1990 në Shqipëri
10. Andi Cuko i datëlindjes 17-7-1977 në Shqipëri.
11. Artur Dinaj i lindur më 1-2-1979 në Shqipëri,
12.Arenc Bardhi lindur 13-12-1980 në Shqipëri,
13. Armando Cela, 1984 në Shqipëri,
14. Aldo Proganati i datëlindjes 1-7-1969 në Shqipëri.
15. Artan Sulovari i lindur 1979 në Shqipëri,
16. Dilaver Alushi i datëlindjes 31.10.1979 në Shqipëri.
17. Andrea Profka lindur në Shqipëri,
18. Muahamed Umer lindur më 4-6-1994 në Pakistan,
19. Ali Raza i lindur më 5-5-1989 në Algjeri, shtetas i Pakistanit.