Nga Dr.Rezart Bejko
Kur Evropa mban Konferenca ne Munih gjerat shkojne ters. Keshtu ndodhi ne 1938-en dhe keshtu ndodhi edhe kete here me Konferenen e mbajtur mbi ceshtjen e Ukraines para pak ditesh.
Pasi besuan premtimet e Putinit, ashtu sic Chamberlain dhe Daladier besuan Hitlerin ceshtjen e Sudetenland ne Cekosllovaki, Perendimi tani gjendet perpara faktit te kryer te pushtimit te gjithe Ukraines.
Disa vende besuan dhe vijojne te besojne se sanksionet e tyre “te ashpra” do ta bejne Putinin te heqe dore nga ambiciet e tij imperiale.
Evropa ka nje linje konstante ne mediokritetin e saj dhe eshte pikerisht mungesa e vizionit dhe deshires per te kuptuar se eshte me mire te shpenzosh 2 aspra sot ne menyre qe te kursesh 100 te tjera neser.
Britania dhe Franca preferuan te kishin paqe te turpshme me Hitlerin duke tradhetuar Cekosllovakine. Ne krye te nje viti plasi Lufta e Dyte Boterore dhe ashtu sic i paralajmeroi Churchilli, ata zgjodhen turpin dhe luften kur kishin mundesine te kishin njeren ose tjetren dhe ne pak kohe Hitleri pushtoi edhe Polonine e keshtu me rradhe. Austrine e kishte marre pak kohe me pare me “propozim nga larte e iniciative nga poshte” pak a shume sic Putini mori Krimene.
Sot Evropa dhe kryesisht Gjermania, Italia e ndonje vend tjeter, hezitojne te vendosin sanksione te renda Rusise, duke pare interesin e ngushte te tyre me driteshkurtesi. Jo vetem qe hezitojne te vene sanksione te forta, por gjithashtu refuzojne tu japin arme ukrainasve te mbrojne te pakten vete koken e tyre.
Gjermania beri sikur mori nje vendim deciziv duke bllokuar certifikimin e gazsjellesit Nordstream 2, te cilin polaket preferojne ta quajne me ironi gazsjellesi “Ribentrop-Molotov”. Shume analiste qe medemek kane ngelur te habitur nga kurajoja e Gjemanise per bllokimin e Northstream 2, qe ne fakt nuk transporton asnje pike gaz sepse akoma nuk eshte certifikuar, injorojne faktin se Gjermania dhe Evropa furnizohen nga linja binjake Northstream 1 e cila vijon te coje 55 miliarde kub gas ne evrope e miliarda euro ne arkat e Moskes.
Evropa harron qe Putinit, ashtu si Hitlerit ca dekada me pare, po i hapet oreksi per te marre sa me shume territore duke synuar ringritjen e Perendorise Sovjetike.
Hezitimi gjerman dhe ai vendeve evropiane per sanksione me te forta ndaj Rusise si dhe per furnizimin me arme te Ukraines jane thjesht kalkulime intresash imediate dhe mediokre, dhe eshte ne vazhden e politikes se vjeter, te shtyrjes se problemit me shpresen se nuk do ndodhe ndonje e keqe me e madhe sot.
Gjermania druan se po te furnizohet nga burime alternative duke mbyllur komplet varesine nga Rusia, qofte edhe per pak kohe, do t’i ngrihet kostoja e perdorimit te gazit. Kjo eshte e vertete, por kostoja qe mund te kete neser Evropa, NATO, apo vete Gjermania, per shkak te mosveprimit apo hezitimit, mund te jete shume here me larte se ajo e sotmja.
Kur te pikon catia nuk mund te merresh me izolimin e tavanit per te bllokuar hyrjen e ujit ne shtepi, sepse keshtu thjesht genjen veten se ke zgjidhur problemin dhe neser do te te bjere tavani ne koke.
Ceshtja eshte se Putini nuk kerkon thjesht marrjen ne kontroll te zonave rusofone ne lindje, por ai kerkon marrjen nen kontroll te Ukraines dhe vendosjen e nje regjimi kukull, te cilen mund t’ia bashkangjise nje dite Perandorise se rilindur, se bashku me Bjellorusine.
Putini, gjithsesi eshte ne te drejten e tij te kujdeset per interesat e vendit te tij ashtu sic i gjykon ai. Ne mund ta quajme te cmendur, por atij pak i intereson se c’mendonje te tjeret. Problemi eshte se Perendimi, kryesisht Gjermania dhe BE ne teresi, nuk mund t’i premtiojne Ukraines, integrimin ne BE dhe NATO, e pastaj kur ajo gjendet ne pushtimin rus t’i kthejne krahet duke u mjaftuar vetem me sanksione per te cilat Putinit nuk ia ndjen fare.
Do te kishte qene nje zgjidhje me e mire per te gjithe nese Ukraines nuk i premtohej hyrja ne NATO, sepse eshte pijerisht kjo gje qe alarmon me se shumti Putinin. Ky do te donte ta kishte nen kontroll total Ukrainen, por fale presionit perendimor, neutraliteti i Ukraines mund te ishte zgjidhja optimale per te gjitha palet, ashtu sic eshte gjetur zgjidhja me Austrine, Suedine dhe Finlanden.
Sidoqofte, ngelja e reagimit vetem tek diplomacia dhe sanksionet tregon edhe nje here driteshkurtesine e Evropes e cila historikisht ka hezituar te marre vendime drastike dhe rezultative ne momente kyce te historise. Ketu nuk kam parasysh vetem sjelljen e bute ndaj Hitlerit para fillimt te Luftes se Dyte, por edhe hezitimin per te nderhyre ne Jugosllavi deri sa u krye masakra e Srebrenices dhe e popullsise boshnjake ne pergjithesi.
Nese Evropa dhe Gjermania do te vendosin te sillen sic jane sjelle deri tani, duke kenaqur orekset e Putinit, duke bere si te merzitur dhe surprizuar me aksionin e Putinit, neser nuk eshte cudi qe ky i fundit t’u kerkoje popullsive ruse ne vendet baltike (Estoni, Lituani dhe Letoni) qe te kerkojne pavaresine nga vendet perkatese.
Ky do te jete nje “casus belli” perfekt per Rusine e Putinit qe te nderyje ushtarakisht ne keto vende, ne mos me pushtim direkt te pakten me pushtim te kamufluar ashtu sic beri ne Krime dhe rajonin e Donbasit. Argumenti i tij do te jete i njejte; ai nuk mund te lere ne meshire te fatit nje popullsi ruse qe vuan nga regjimet medemek naziste te ketyre vendeve, e qe duan te jetojne te pavarur dhe se Rusia ndjehet e kercenuar ne sigurine e saj.
E mbase ne kete moment Gjermania dhe ca vende te tjera do te zgjohen nga gjumi i interesave mediokre kur te kuptojne se problemi i Vendeve Baltike eshte problem edhe i tyre e papritur mund do ta gjejne veten ne Luften e Trete Boterore, kunder nje armiku qe nuk do te lejoje te turperohet. Atehere do jete teper vone edhe per te nxjerre mesime, thjesht sepse ato nuk do na duhen me.