• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Grushta e shkelma në kokë, adoleshentët në Gjirokastër rrahin bashkëmoshatarin e tyre

06/03/2022
Grushta e shkelma në kokë, adoleshentët në Gjirokastër rrahin bashkëmoshatarin e tyre

6 adoleshentë janë nën hetim nga policia e Gjirokastrës pasi rrahën një bashkëmoshatarin e tyre. Fillimisht të rinjtë e rrethojnë shënjestrën e tyre, i tregojnë dicka në celular dhe më pas nisin të qëllojnë në grup.

Edhe pasi ai është rrëzuar kanë vijuar ta gjuajnë me shkelma e grushta. Nga audio e videos dëgjohet edhe i dhunuari teksa i kërkon falje dhe i bën thirrje të ndalojnë. Por dhuna ndaj tij ka vijuar për disa sekonda. Motivet e sherrit nuk dihen ende, por cilado qofshin ato asgjë nuk e justifikon dhunën fizike e verbale ndaj adoleshentit.

“Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në prezencën e prindërve, psikologut dhe avokatit, u proceduan penalisht shtetasit: O. T., 16 vjeç; K. Gj., 18 vjeç; M. R., 17 vjeç; K. M., 17 vjeç; L. K., 16 vjeç dhe K. Q, 17 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, sqaron policia në një njoftim për mediat.

Kjo nuk është hera e parë që shfaqen pamje të tilla. Sistemi i vlerave në Shqipëri është përmbysur me kohë dhe modeli i të “fortit” që përdor dhunën për të dominuar është shumë i përhapur edhe në radhët e të rinjve tanë.

Related Posts

Ministrja e Brendshme: Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet. Policia në krye të detyrës
Kryesore

Ministrja e Brendshme: Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet. Policia në krye të detyrës

10/02/2026
Protesta e opozitës, 8 policë të lënduar përfundojnë në spital
Kryesore

Protesta e opozitës, 8 policë të lënduar përfundojnë në spital

10/02/2026
I njëjti skenar/ Fjalime, molotov dhe ujë nga policia, mbyllet protesta e opozitës
Kryesore

I njëjti skenar/ Fjalime, molotov dhe ujë nga policia, mbyllet protesta e opozitës

10/02/2026
Berisha: Rama po rrezikon anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Kryesore

Berisha: Rama po rrezikon anëtarësimin e Shqipërisë në BE

10/02/2026
Aktorja e njohur çon në gjykatë Qeverinë dhe AKSHI-n, kërkon pezullimin e ministres “Diella”
Kryesore

Aktorja e njohur çon në gjykatë Qeverinë dhe AKSHI-n, kërkon pezullimin e ministres “Diella”

10/02/2026
Sot protesta e opozitës, 1300 policë në terren
Kryesore

Sot protesta e opozitës, 1300 policë në terren

10/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brother, Selin: Ka lënë skema të shëmtuara me mua

‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brother, Selin: Ka lënë skema të shëmtuara me mua

10/02/2026
VIDEO/ Shpërdoron avantazhin e dyfishtë, Chelsea zhgënjen në Premier League

VIDEO/ Shpërdoron avantazhin e dyfishtë, Chelsea zhgënjen në Premier League

10/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al