• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dhuna ndaj adoleshentit në Gjirokastër, si u mbajt e fshehtë ngjarja për 10 ditë

05/03/2022
Grushta e shkelma në kokë, adoleshentët në Gjirokastër rrahin bashkëmoshatarin e tyre

Dhunimi i një adoleshenti në Gjirokastër nga 6 bashkëmoshatarë të tij dëshmon dhe një anë tjetër më të rëndë të ngjarjes; dështimin tonë të përbashkët për të parandaluar dhe denoncuar fenomene të tilla. Adoleshenti është dhunuar në datën 22 shkurt, por ngjarja është mbajtur e fshehtë për 10 ditë së pari nga ai vetë.

Djali edhe pse me shenja të dukshme dhune iu ka thënë në familje se ishte rrëzuar. Sidoqoftë kjo ka ngjallur dyshime te prindërit. Më pas djali e ka treguar ngjarjen, por prapë edhe familja e tij hezitonte të bënte denoncim për shkak të frikës. Ngjarja ndërkohë në këto 10 ditë vijonte të tregohej e diskutohej nëpër Gjirokastër, e po kështu të qarkullonte edhe video e sherrit derisa në një moment i ati i djalit pati kurajo për të shkuar ta denonconte me të birin.

Por pavarësisht se policia i kreu veprimet sipas ligjit pas denoncimit të rastit, puna parandaluese dhe zbuluese e ngjarjes nuk është në lartësinë e duhur. Si është e mundur që në një vend të vogël si Gjirokastra të mos ketë fare rrjedhje informacione për ngjarjen dhe të mbërrijë te policia? Pse nuk ka funksionuar rrjeti i informatorëve apo këshilli vendor i sigurisë? I faturohet ky dështim padiskutim edhe sistemit arsimor, që nga mësuesit e deri te drejtuesit e shkollave që duhet të ishin në dijeni të dhunës dhe ta denonconin.

Çfarë ka ndodhur është e rëndë dhe e papranueshme. Pavarësisht se ngjarja u tentua të kalohej në heshtje për 10 ditë, fakti që tashmë është denoncuar dhe bërë publike është një lajm i mirë. Prova tani është në dorën e drejtësisë për t’u dhënë ndëshkimin e merituar dhunuesve. Dhe nëse kjo nuk ndodhë, nuk është fare habi që të përsëritet edhe më keq se ajo që pamë e u shokuam të gjithë. ©argjiroja.net 

Related Posts

Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Konflikti me 3 të plagosur në Tepelenë, policia identifikon 5 autorët e dyshuar dhe i shpall në kërkim

01/08/2026
Protestat kundër ndarjes së re territoriale/ Braçe bën apel për reflektim: Të dëgjojmë qytetarët me qetësi dhe mençuri
Kryesore

Protestat kundër ndarjes së re territoriale/ Braçe bën apel për reflektim: Të dëgjojmë qytetarët me qetësi dhe mençuri

01/08/2026
Kryebashkiaku socialist i Divjakës: Shkrirja e bashkisë na ra si bombë. Ndihem i tradhtuar!
Kryesore

Kryebashkiaku socialist i Divjakës: Shkrirja e bashkisë na ra si bombë. Ndihem i tradhtuar!

01/08/2026
Reforma pa vizion nuk sjell zhvillim, por harresë
Blog

Reforma pa vizion nuk sjell zhvillim, por harresë

31/07/2026
Valë protestash kundër ndarjes së re territoriale, PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive
Kryesore

Valë protestash kundër ndarjes së re territoriale, PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive

31/07/2026
Bejko: PD është kthyer në një ndërmarrje fitimprurëse, Berishës i intereson të mos ndryshojë asgjë!
Kryesore

Bejko: PD është kthyer në një ndërmarrje fitimprurëse, Berishës i intereson të mos ndryshojë asgjë!

31/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Presioni i UEFA-s, Gianni Infantino bën një hap pas, anulohet projekti “FIFA Forward Enterprise”

Presioni i UEFA-s, Gianni Infantino bën një hap pas, anulohet projekti “FIFA Forward Enterprise”

01/08/2026
Zyrtare/ Mario Mitaj transferohet në Serinë A, anësori vishet kuq e blu

Zyrtare/ Mario Mitaj transferohet në Serinë A, anësori vishet kuq e blu

01/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al