• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tetë hapat për të ndalur çmendurinë e Vladimir Putin

05/03/2022
Tetë hapat për të ndalur çmendurinë e Vladimir Putin

Nga Garry Kasparov

Lufta e Vladimir Putinit ka hyrë në fazën tjetër, atë të shkatërrimit dhe masakrimit të civilëve. Ajo është gjithashtu pjesë e Luftës Botërore të Putinit, një luftë që zhvillohet kundër botës së qytetëruar të së drejtës ndërkombëtare, kundër demokracisë, dhe çdo gjëje tjetër që e kërcënon pushtetin e tij, një luftë të cilën në fakt ai e ka shpallur prej kohësh.

Refuzimi i botës së lirë për ta parë këtë luftë, dhe dekadat e “pacifizmit” i dhanë mundësi Putinit të bënte kërcënime dhe kryente pushtime jashtë vendit, ndërsa e transformoi Rusinë në një shtet policor. Çmimi që duhej paguar për ta ndalur, rritej sa herë që ai ishte në gjendje të vazhdonte në rrugën e tij i pa shqetësuar.

Ukrainasit po e paguajnë me gjakun e tyre. Në rast se Putini nuk ndalet tani, nëse ai nuk pengohet që ta shkatërrojë Ukrainën dhe të kryejë gjenocid kundër popullit ukrainas, atëherëdo të ketë një herë tjetër, dhe ky do të jetë një vend i NATO-s, bashkë me një kërcënim bërthamor të paprecedentë.

Ndaj duhet të mos e lejojmë Putinin që të zgjedhë përshkallëzimin e konfliktit, aty ku dhe kur e dëshiron ai. Tani të gjithë po citojnë librin tim të vitit 2015 “Dimri po vjen. Pse duhet të ndalen Vladimir Putini dhe armiqtë e botës së lirë”, dhe po thonë se unë kisha të drejtë.

“Dëgjojeni se çfarë thoshte Kasparov!”– thotë sot shumëkush. Por a do të më dëgjoni edhe kur ju them se për rrëzimin e Putinit, do të jenë të nevojshme shumë sakrifica dhe marrja parasysh e rreziqeve serioze? Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për çmimet e miellit dhe gazit, vilat e braktisura nga oligarkët rusë apo lobistët e mbetur papunë.

Gjërat e lehta kanë mbaruar. Apo do të thoni që jam irracional, i verbuar nga inati, siç e kam dëgjuar shpesh në vitin 2015? Shpresoj që jo. Putini duhet ndalur, pasi e paimagjinueshmja është tanimë e mundur. Bota është zgjuar më në fund nga gjumi, dhe ajo po ndërmerr shumë nga hapat që rekomandova javën e kaluar. Por kjo nuk mjafton.

Tetë rekomandimet e mia:

1. Unë s’mund t’i kërkoj NATO-s të sulmojë direkt forcat ruse. Por flas duke njohur historinë dhe Putinin. Një diktator që tani i ka tejkaluar të gjitha kufijtë, nuk mund të pengohet që tapërshkallëzojë konfliktin vetëm përmes sanksioneve. Nëse ai e shkatërron Ukrainën, nuk do të ndalet.

2. Nuk po i drejtohemi vrasësit që fshihet në një bunker në Urale. Mesazhi i drejtohet atyre që zbatojnë urdhrat e tij. A do të vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë? Apo duan që të vdesin të gjithë? Nëse nuk ndalet, Putini do të vazhdojë përpara me planin e tij. Kjo do të ndodhë siç ka bërë gjithmonë më parë, dhe kostoja do të jetë edhe më e lartë.

3. Le ta katandisim Rusinë në një lloj “epoke të gurit” në epokën moderne. Nëse teknologjia për nxjerrjen e naftës nuk është më e disponueshme, atëherë nuk ka nevojë për bojkotin e naftës ruse. Industria e rëndë do të ndalet. Kjo do të çonte në një luftë të bazuar tek heqjadorë, rikthimi dhe rritja e prodhimit të produkteve zëvendësuese.

4. Është gjithnjë tragjik fakti që ata që detyrohen të vuajnë janë njerëzit e zakonshëm. Por sot rusët nuk po bombardohen në shtëpitë e tyre si ukrainasit. Çdo element i shoqërisë ruse që mund të ushtrojë presion ndaj Putinit, duhet ta dijë se ata janë të detyruar të zgjedhin mes tij dhe gjithë të tjerëve. Disa do t’i qëndrojnë besnikë, por edhe për sa kohë?

5. Dërgojini një mesazh të qartë gjeneralëve rusë, që nëse preket qoftë edhe vetëm një centimetër i territorit NATO-s, ata do të zhduken nga faqja e dheut. Dërgoni çdo armë të mundshme në Ukrainë, madje edhe avionët që për momentin janë bllokuar. Mos bëni supozime mbi atë që mund të mendojë Putini, po filloni të bëni atë që është e nevojshme.

6. Çdo ditë që Ukraina reziston, ofron mundësinë për t’ia komunikuar këtë katastrofë atyre qëmund ta ndalojnë vërtetë Putinin, pra popullit rus, nga oligarkët, komandantët e ushtrisë dhe deri tek aktivistët e shoqërisë civile. Të gjithë ata pushtet, duhet ta dinë se do të trajtohen si kriminelë lufte.

7. Mos lini asgjë mënjanë. Shpejtësia është thelbësore në ndalimin e pagesave dhe sekuestrimin e aseteve të tyre, përpara se t’i fshehin ato. Kërcënimet e tipit “Ai nuk e di se çfarë do të ndodhë” nuk funksionojnë nëse Putini nuk ju beson. Ndaj tregojani konkretisht se çfarë e pret. Dhe tregojani rusëve të zakonshëm se nuk ka kthim prapa me Putinin. Asnjëherë.

8. Largojini nga drejtimi politikanët e korruptuar, biznesmenët dhe paratë e pista që kanë korruptuar një brez të tërë rusësh, që kanë bërë një sy qorr, apo që i kanë shërbyer një regjimi autoritar. Ndiqni fluksin e donacioneve, pagesave, dhuratave, ndikimeve. Detyrojini ata tëjapin llogari për të gjitha këto gjëra. Poshtë Putini dhe pro-Putinistët, lavdi Ukrainës!

Post Scriptum:Për të gjitha mediat dhe zyrtarët:Mos e quani më Putinin “PRESIDENT”. Ai është një diktator. Fjalët kanë fuqinë e tyre. Ai nuk e meriton këtë titull demokratik. Ndaj quajeni për atë që është:”Diktatori rus Vladimir Putin”.

Related Posts

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës
Blog

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

07/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Projekti i ardhshëm i Netflix-it i Meghan Markle dhe Princit Harry

Projekti i ardhshëm i Netflix-it i Meghan Markle dhe Princit Harry

18/12/2025
Trajneri i Bolognas: Interi është ekip i madh, por duam të avancojmë

Trajneri i Bolognas: Interi është ekip i madh, por duam të avancojmë

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al