Një e moshuar është gjetur pa shenja jete sot në banesën e saj në Sarandë. Shane Vlashi, 83 vjeç eshte gjetur e vdekur në banesën e saj ku jetonte e vetme në lagjen nr.2 të Sarandës. Dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë 4 ditë më parë. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.









