Nje operacion policor është duke u zhvilluar mbrëmjen e sotme në Sarandë. Para pak minutash forca të shumta policore kanë zbarkuar në një bar-kafe pranë stadiumit të qytetit.
Argjirolajm.net mëson se janë ndaluar tre persona. Të dhënat e para flasin për zbulimin e një pike të ushtrimit të veprimtarisë së paligjshme të basteve sportive, por nuk përjashtohet mundësia as për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Mbetet të presim për një reagim zyrtar nga policia e Sarandës. Në zonën përreth janë parë forca të shumta të skuadrës “Shqiponjat”. ©argjiroja.net