• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Gjej një mik të fortë në shtet dhe mos harro…”/ Zbardhen përgjimet që “fundosën” Elsa Lilën

18/03/2022
Elsën nuk duhet ta gjykojmë si grua e si nënë, por si Elsa Lila

Abc News ka siguruar dosjen e përgjimeve të prokurorisë italiane, të dalë pas aksionit antidrogë në vendin fqinj ku në pranga ranë 7 shtetas shqiptarë, mes tyre dhe këngëtarja e njohur Elsa Lila, e cila luante rolin e llogaritares.

Në dosje zbulohet roli i Elsa Lilës, e cila kishte vënë shtëpinë e saj në shërbim të organizatës, ku ata fshihnin paratë. Në një moment të bisedës Elsa Lila duke folur me shtetasin tjetër shqiptar të identifikuar si Arind Boçi, i thotë këtij të fundit se i ka lënë një kopje të çelësit të shtëpisë, ndërsa e prezanton edhe me planin e rrugëve hyrëse dhe dalëse për në shtëpinë e saj, në mënyrë që veprimet e personave që hynin në banesë mos viheshin re.

Ndërkohë duke folur me kode Lila tregon edhe vendin se ku ruhen paratë e ardhura nga krimi.

Në një bisedë të përgjuar më 22 korrik 2019 mes Elsa Lila e Arindi Boçi thuhet:

Elsa: Kur të iki në gusht merr çelësat e shtëpisë time, në një dhomë do jetë Raina, në tjetrën ti…

Elsa: Shih e bë… unë po të lë një palë çelësa… mbyllu aty, ndrysho vend

Boci: Po më vë në siklet..Elsa; Kuptove o jo? Po tee lee njee kopje çelësash.

Elsa: E di dhe ku është rrugica, tek mermeristi, parko makinën aty… është vend yll… ke dhe rrugëdalje e mund të ikësh pa problem…

Po në të njëjtën bisedë të përgjuar këngëtarja shqiptare rekomandonte Arindo Boçi, të kishte kujdes ‘kutinë e Babagjyshit të Krishtlindjeve’, një gjuhë e kriptuar për kutinë ku ruhej arka e libri i llogarive të grupit.

Elsa: Mos harro kutinë e Babagjyshit të krishtlindjeve është atje poshtë

Boçi: Po Po

Elsa: Është tek ajo mobilja që di ti, aty prapa…. atu është ajo e babagjyshit….e aty brenda është ajo që di ti, ajo që t’i ke lënë…e mos harro.

Boçi: Jo e dashur jo, është gjithçka qetë, e kemi pastruar shtëpinë s’kemi gjë ilegale….

Elsa: unë nuk kam frikë nga shteti (nga forcat e rendit) kam frikë nga hajdutët… mua nuk më vjen askush nga shteti të më kontrolloj, unë tek shteti shkoj çdo ditë..

Elsa Lila shpjegon se ka marrëdhënie të mira me forcat e rendit e se gjatë një kontrolli që i kanë bërë në krevatin e saj, ja kishin falur se i mungonin disa dokumente. Dhe pse i kishin vënë gjobë i kishin thënë të mos e paguante.

Elsa Lila këshillonte kreun e grupit të trafikantëve të gjente një mik brenda aparatit shtetëror, duke komentuar se si në Itali dhe në Shqipëri ka njerëz të korruptueshëm që mund të jenë të vlefshëm në situata të vështira të mikut.

Elsa: I dashur duhet të gjesh një mik brenda aparatit shtetëror… kjo është zgjidhja si ta gjesh një mik të tillë…një mik, grep në shtet shërben si në Shqipëri, ti e di… është një e mirë sepse të shpëton kushdoqoftë në qeveri, duhet të kesh një dhe aty.. në aparatin shtetëror, duhet gjetur mënyrë se dhe këtu ka njerëz të korruptuar.

Boçi: Eh shumë

Elsa: Prandaj por të them se nuk duhet të jetosh me këtë terror,… se këtu kanë jetuar njerëz që nuk dua t’i them emrin… ata me M…

Boci: Mos na kanë vënë ndonjë Big Brother këtu?

Elsa: Bëj një kontroll ka instrumente për këtë punë, që i gjejnë… si këto që ke ti…

Shtatë të arrestuarit shqiptarë janë:

Petrit Bardhi i thirrur me nofkën TITI, 48 vjeç

Arindi Boçi i thirrur me pseudonimin Rindi, 36 vjeç

Glend Burhanaj i thirrur me pseudonimin Qorri 33 vjeç

Elsa Lila, kengetare shqiptare 41 vjeç

Gjino Lleshaj, 40 vjeç

Leonard Vacaj 49 vjeç.

Françesk Ndreja, i thirur me nofkën Çesku, 29 vjeç

/ABC/

Related Posts

Negociatat me BE, Rama: Kemi ngjitur majën më të vështirë
Kryesore

Negociatat me BE, Rama: Kemi ngjitur majën më të vështirë

24/05/2026
“5 milionë lekë gjobë për “trimat” si ky në Dhërmi”, Lamallari: Ta gëzosh gjobën dhe provoje përsëri të bësh aventura (VIDEO) 
Kryesore

“5 milionë lekë gjobë për “trimat” si ky në Dhërmi”, Lamallari: Ta gëzosh gjobën dhe provoje përsëri të bësh aventura (VIDEO) 

24/05/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, sindikata paralajmëron me Kushtetuesen

24/05/2026
Ministri i Jashtëm i Greqisë nesër në Tiranë, zbardhet agjenda
Kryesore

Ministri i Jashtëm i Greqisë nesër në Tiranë, zbardhet agjenda

24/05/2026
Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë
Kryesore

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

23/05/2026
Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)

20/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Katastrofë e Milanit, kuqezinjtë zhgënjim total, “i japin duart Championsit”

Katastrofë e Milanit, kuqezinjtë zhgënjim total, “i japin duart Championsit”

24/05/2026
“Nuk e di a ishte i kuq apo jo”, Glen Daja tregon për çfarë luan Dinamo: Edhe me Egnatian ekipi do futet për…

“Nuk e di a ishte i kuq apo jo”, Glen Daja tregon për çfarë luan Dinamo: Edhe me Egnatian ekipi do futet për…

24/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al