• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nëntë vjet varavingo, për t’u rikthyer tek Sali Berisha!

21/03/2022
Fiks 4 vjet më parë Berisha dha dorëheqjen. Po Basha çfarë do të bëjë?

Nga Skënder Minxhozi

Lulzim Basha i ka dhënë fund më në fund agonisë së vet politike. Por jo asaj të partisë që drejtoi formalisht nga viti 2013. Është dorëheqja e një njeriu që duhej të kishte ikur prej pesë vitesh, që në momentin kur ndau qeverinë me Ramën dhe doli prej zgjedhjeve të vitit 2017 me rezultatin më të dobët të imagjinueshëm. Ishte politikani që kurrë s’u bë vetvetja, që edhe kur provoi të bënte të fortin, tentativa i doli e panatyrshme dhe e sforcuar. Ishte kryetari partiak që qysh në ditën e parë në zyrë s’bëri gjë tjetër veçse të provonte të kopjonte paraardhësin para pasqyrës, si rrugën më të shkurtër drejt suksesit.

Dorëheqja e Bashës është krejt e përligjur politikisht. Humbi sa herë u votua, e futi PD në qorrsokak në mënyrë të përsëritur nën presionin e Berishës dhe Metës pas perdeve, duke pranuar të marrë në fund i vetëm faturën e produktit negativ.

E thënë kjo, rezulton sot me sy të lirë, se Partia Demokratike ka kryer që nga vitit i largët 2013 një rrotullim të madh të kotë nëpër kënetën e politikës, për t’u rikthyer më në fund aty ku e nisi: në duart e Berishës. I cili tani nuk është më as 50 e as 60 vjeç dhe që ka mbi shpinë damkën amerikane, por edhe pamundësinë e sigurt për të mos u kthyer në pushtet.

Me ringritjen e Berishës dhe rënien e Bashës PD dëshmon një cikël virtual dështimi, nga ata më të habitshmit dhe më të padëgjuarit. Vini re çfarë ka ndodhur! Ashtu si kamionët rusë të luftës, të cilëve ju konsumuan gomat duke ndenjur nëpër magazina, edhe kryetari i dytë i PD në erën e pluralizmit u konsumua tërësisht pa ardhur në pushtet, por duke ndenjur në opozitë. Basha erdhi e po ikën pa arritur të fitojë garën e pushtetit. PD kreu kështu një piruetë nëntëvjeçare duke u kthyer në duart e kryetarit historik 78 vjeçar. Një gjest i hatashëm pafuqie dhe vetëdorëzimi në piskamën e plakur të Sali Berishës, i cili dëshmoi se e ka shumë për zemër fatin e tij, por se nuk merakoset hiçfare për fatin e opozitës shqiptare.

Ikja e Bashës hap garën formale për kreun e partisë. Edhe nëse Berisha nuk zgjidhet kryetar partie, por dorovit aty një Lulzim Bashë të dytë, PD ka rënë tashmë në prehërin e kryetarit historik, i cili i sheh me arrogancë nga lartësia e Foltores të gjithë ata që popullojnë PD e sotme.

Me Berishën në timon politika shqiptare merr mesazhin më të gabuar të imagjinueshëm. Nga Ilir Meta tek Fatmir Mediu, Edi Rama e të tjerët kanë mundësinë teorike të dalin e të thonë se tani që Doktori veshi sërish edhe një herë kostumin e dhëndërrit, edhe ne jemi në hapat e parë të karrierave tona dhe do rrimë edhe nja njëzet vite mbi kalin e politikës. Ky është sinjali i parë negativ që vjen nga largimi i sotëm i Lulzim Bashës nga zyra e qiraxhiut partiak ku qëndroi për nëntë vjet./ Javanews.al

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

18/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al