• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Full ekstra shkon 140 mijë lekë…”, zbulohet qendra e masazhit ku vajzat ofronin shërbime të tjera (VIDEO)

22/03/2022
“Full ekstra shkon 140 mijë lekë…”, zbulohet qendra e masazhit ku vajzat ofronin shërbime të tjera (VIDEO)

Emisioni Stop në Tv Klan denoncon rastin e një qendre masazhi ku ofrohen shërbime seksuale. Kjo qendër e quajtur “Smart SPA” ndodhet në një pallat të lokalizuar në qendër të Tiranës. Përmes një personi të infiltruar dhe të pajisur me kamera të fshehtë, “klienti” hyn brenda kësaj qendre dhe aty bisedon për tarifat dhe i jepet mundësia që të zgjedhë edhe vajzës që preferon. 40 mijë Lekë të vjetra paguajti për shërbimin.

Smart SPA: Si je? Ke rezervuar?

Qytetari: Jo. Pse, duhet rezervuar?

Smart SPA: Jo mo, thjesht pyeta. Seanca 40-të kushton.

Qytetari: Sa minuta?

Smart SPA: 45.

Qytetari: Mund ta zgjedh vetë vajzën apo..?

Smart SPA: Normal që po. Mund ta zgjedhësh tani. Zgjidh ore, zgjidh. Ke të gjithë të drejtat e botës.

Qytetari: Zgjedh atë gocën me pink.

Smart SPA: E vështirë ishte? Jo.

Qytetari: Jo me.

Pasi futet në dhomën e masazhit, “klienti” i infiltruar i Stop e pyet masazhatoren për shërbime ekstra. Vajza thotë se për shërbimet “full ekstra” paguhen 100 mijë Lekë, plus 40 mijë Lekëshin e masazhit.

Qytetari: Ka ndonjë gjë kështu?

Smart SPA: Çfarë?

Qytetari: Ç’a thotë.

Smart SPA: Ç’a ndonjë gjë kështu?

Qytetari: Unë prandaj të zgjodha ty me pink.

Smart SPA: Pse? Pse më zgjodhe mua? E ke fik telefonin ti? Jo?

Qytetari: Fike.

Smart SPA: Ç’a do me bo ti?

Qytetari: G****e, noi të q***, varet ç’a.

Smart SPA: Po g*****a 50-të kushton veç masazhit. Edhe 50 të tjera. Ç’a do bësh?

Qytetari: Apo vetëm g****e?

Smart SPA: Vetëm atë pra.

Qytetari: Po pse ma prish qejfin?

Smart SPA: I do të gjitha ti? Do full ekstra pra? Full ekstra është 100.

Qytetari: 100 plus 40?

Smart SPA: Po.

Qytetari: Domethënë 140. Po kështu mund të prek unë ty?

Smart SPA: Po. Do ta bësh pak pagesën tani?

Qytetari: Sa lekë do?

Smart SPA: Po g****e 50.

Qytetari: Nuk e di sa lekë kam me vete, ja t’i shikoj pak. 60 mijë Lekë kam të tëra.

Smart SPA: Vetëm g****e, do bëjmë vetëm atë të voglën sot, se dhe unë s’jam për atë të madhen shumë.

Gjatë bisedës me të infiltruarin e Stop, vajza pranon se këtë punë e bën për shkak të vështirësive ekonomike dhe nuk ka mundësi të paguajë shkollën. Ajo thotë se vijnë edhe klientë të dehur të cilët shkaktojnë probleme.

Qytetari: Po ktë punën, si e gjete?

Smart SPA: Vetë, të çon halli.

Qytetari: Të çon halli! Pse më, ça hallesh ke ti?

Smart SPA: Si ça hallesh kam?

Qytetari: Eh më, ça hallesh ke?

Smart SPA: Po nuk kam ardhë për qejf ktu.

Qytetari: Jeni ngushtë ekonomikisht?

Smart SPA: Normal!

Qytetari: S’e përballoje dot shkollën, hë?

Smart SPA: Normal, që jo. Sa të mbyll dy gjëra besoj.

Qytetari: Pastaj do heqësh dorë?

Smart SPA: Normale!

Qytetari: Vijnë kshu klienta budallenj, hë?

Smart SPA: Sa të dush!

Qytetari: Aman, ça kërkojnë, më qafsh?

Smart SPA: Edhe e di, kur vijnë? Në fund fare, kur ti do me e mbyll turnin.

Qytetari: Në 1 të natës?

Smart SPA: Në 12, 1 vijnë ata.

Qytetari: Bëjnë kërkesa kshu?

Smart SPA: Bëjnë o, prandaj të çajnë kokën.

Qytetari: Ça kërkojnë kshu?

Smart SPA: Vijnë të pirë, o na plasin.

Qytetari: Po të pirë nxirri përjashta q…* r…*!

Smart SPA: Eh po të shef tjetra nga kamerat, pse s’e fusni për masazh klientin? Po mu ku më pe? Mbrapa frigoriferit?

Qytetari: Më tërhoqi kjo bluza, pinku.

Smart SPA: Ou..!

Qytetari: Eh..!

Smart SPA: Po edhe ajo para meje, ashtu e kishte.

Qytetari: Jo më, s’ishte pink, le që s’po e shifja fare njëherë.

Smart SPA: Kishte krahët ajo.

Qytetari: E pra…

Smart SPA: Me këmishë të zezë, sepse e zgjedhin shumë klientët atë. Nuk e di ça i bën klientëve ajo, sikur i hedh hirin. Ajo vetëm rri kshtu dhe e zgjedhin të gjithë klientët, që vijnë. S’e kuptoj pse-në.

Qytetari: Hajt lëvizim! Si e ke qejfin?

Smart SPA: Hajt lëvizim!

Qytetari: Mirupafshim!

Smart SPA: Mirupafshim! Ciao!

Qytetari: Ciao!

Pas “masazhit” në këtë qendër, i infiltruar i emisionit Stop takon inspektorin e policisë së zonës dhe pretendon se është banor i pallatit, duke u ankuar për këtë qendër. Punonjësi i policisë thotë se janë në dijeni të rastit, por nuk kanë prova konkrete.

Qytetari: Jam te ky pallati këtu te 12-katëshi, e kemi në kat të dytë atje një qendër masazhi.

Inspektori i policisë: Eh, është ajo Smart.

Qytetari: Qendër masazhi i thonë edhe…

Inspektori i policisë: Kurvëri thuaj ti.

Inspektori i policisë: Çfarë konstaton atje?

Qytetari: Unë kam vajzat, kam nusen, e ke parasysh, që vijnë e dalin shumë. Ndonjëri i pirë.

Inspektori i policisë: Bëjnë gjeste në rrugë apo rrinë aty? E kemi vëzhguar atë ne, e kemi si objekt në kat të dytë. Qiramarrje-qiradhënie janë, ne duhet të luftojmë fenomenin. Ai njeri që ka lidhur kontratën duhet ta zgjidhë me ata. E vetmja mënyrë për ta qëruar fare. Ata kanë edhe kamera aty. Ke parë ti, kanë kamera te dera?

Qytetari: Po.

Inspektori i policisë: Te dera jo, jo, vetë si biznes.

Qytetari: Nuk i kam vënë re po më duket se kanë.

Inspektori i policisë: Dyshohet për ushtrim prostitucioni aty.

Qytetari: Po të gjithë aty në lagje ashtu flasin për atë o burrë.

Inspektori i policisë: Flasin o flasin por edhe dy-tre herë që kanë ndërhyrë këto shërbimet tona, se ne e kemi raportuar atë, por prapë gjithsesi faleminderit. Do ta shikojmë prapë atë e do lidhem me eprorët. Ty të tha njeri apo e konstatove vetë atë si fenomen? Apo të tha ndonjë aty te pallati?

Qytetari: Erdhi një njeriu jonë, një nga këto femrat e kishte çik kështu, dhimbje, e vajtëm ta çonim t’i bënim një masazh aty, doli një nga ata komshinjtë, çdo këtu i tha se këtu është kurvëri.

Inspektori i policisë: Domethënë kjo e juaja nuk hyri atje brenda?

Qytetari: Jo jo s’e nuk e hapën derën.

Inspektori i policisë: Kanë patur frikë se mos është provokim. Në qoftë se konstaton ndonjë mjet që shikon, ku ka targë, që vjen bie ndonjë person, do më ndihmosh, se ne ja kemi bërë, do ja bëjmë hyzmetin dhe në punë të tjera. Në çfarë ore? Deri në orën 11 apo ka dhe çik më tej?

Qytetari: Deri në 1 e 2 o burrë.

Inspektori i policisë: I kemi proceduar 10 milionë Lekë për objektin. Janë shoqëruar persona, janë nisur materialet për prokurori.

Qytetari: Deri në 2 të natës o burrë. Le që vijnë dhe të pirë o burrë. Tani ne jemi familjarë aty. Ok, unë ju falenderoj. Shumë faleminderit./ Klan

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk flija as gjumë”/ Aurela Gaçe: Për 3 muaj nuk këndoja dot, ishte dhimbje e madhe

“Nuk flija as gjumë”/ Aurela Gaçe: Për 3 muaj nuk këndoja dot, ishte dhimbje e madhe

16/12/2025
VIDEO/ Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit

Klasikja me mungesa për Vllazninë, por lideri i ekipit rikthehet në prapavijë

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al