• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çmenduri, 62-vjeçari hedh nga ballkoni bashkëjetuesen

24/03/2022
Ambulance, turisti polak, vdes, golem, plazh

Një ngjarje e ndodhur disa ditë më parë, e raportuar si aksidentale, është zbardhur këtë të enjte. Mësohet se 62-vjeçari Dilaver Idrizi ka dhunuar bashkëjetuesen e tij dhe më pas e ka hedhur nga kati i tretë i ballkonit. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në datën 11 mars në zonën e Kamzës.

“Si rezultat i punës dhe veprimeve profesionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 11.03.2022, për të cilën fillimisht, shtetasja V. H. ka kallëzuar se është rrëzuar aksidentalisht, nga kati i tretë i pallatit ku banon. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

– D. I., 62 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” mbetur në tentativë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 11.03.2022, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij dhe më pas e ka hedhur atë nga ballkoni i katit të tretë”, njofton policia.

Si dhunuesi, ashtu dhe bashkëjetuesja e tij, kanë bërë deklaratë të rreme në polici, duke e paraqitur ngjarjen si aksidentale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nations League/ Shqipëri-Bjellorusi, dalin formacionet

Shqipëria gati për Finlandën, formacioni i mundshëm

11/11/2026
Paradoksi i Elbasanit! Me Gvozdenoviçin ruante avantazhin, me Dajën i duhet të rikuperojë

Paradoksi i Elbasanit! Me Gvozdenoviçin ruante avantazhin, me Dajën i duhet të rikuperojë

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al