• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sillet me pranga në duar nga Italia, kush është 47-vjeçari që ekzekutoi dy vëllezërit në Vlorë

26/03/2022
Sillet me pranga në duar nga Italia, kush është 47-vjeçari që ekzekutoi dy vëllezërit në Vlorë

Kërkohej për vrasjen e dy vëllezërve, sillet me pranga në duar nga Italia. Bëhet fjalë për 47-vjeçarin Gerti Selimaj, i cili është arrestuar në Itali në muajin mars të vitit 2021. Ai akuzohet për vrasjen e Beqir dhe Elmaz Hashos, ngjarje e ndodhur në vitin 1998.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Ekstradohet nga Italia drejt vendit tonë, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve, në Vlorë.

Nga Zyra Qëndrore e Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët italianë, u bë ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:

G. S., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të datës 09.02.2021, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit luftarak’.

Rrethanat e ngjarjes:

Gjithçka ka ndodhur me 22 nëntor të vitit 1998 në lagjen ‘Pavarësia’, në Vlorë. Një i afërm i Gerti Selimajt mbeti i plagosur në vitin 1998 në Vlorë. Të dy vëllezërit e dërguan në spital të plagosurin, por akoma nuk dihet se si nisi ngjarja.

Në spital ka shkuar edhe i afërmi i të plagosurit, Gerti Selimaj, i cili u ka kërkuar llogari vëllezërve për një armë që ishte zhdukur nga vendngjarja. Ata janë përplasur në ambientet e spitalit, më pas Selimaj ka vrarë me armë zjarri dy vëllezërit Hasho.

Selimaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit ‘Arrest në burg’ për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Selimaj ishte shpallur në kërkim më 12 shkurt të këtij viti pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit ‘Arrest në burg’ për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja me paramendim’ dhe ‘Armëmbajtja pa leje’.

Related Posts

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
Kryesore

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil
Kryesore

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Goditje “big” në merkato, Skënderbeu arrin akordin me ish-futbollistin e Tiranës që ka fituar… 5 trofe

27/07/2026
Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Goditje “big” në merkato, Skënderbeu arrin akordin me ish-futbollistin e Tiranës që ka fituar… 5 trofe – Balkanweb.com – News24

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al