• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ngjarja që tronditi Greqinë, flet babai i tre vajzave që humbën jetën në mënyrë të mistershme

04/04/2022
Ngjarja që tronditi Greqinë, flet babai i tre vajzave që humbën jetën në mënyrë të mistershme

Manos Daskalakis, babai i tre fëmijeve nga Patra të cilët humbën jetën në mënyrë të mistershme brenda tre vitesh ka dhënë intervistën e dytë televizive dhe ka “zbrazur mllef”  ndaj ish-gruas, Roula Pispirigou e cila akuzohet për vrasjen e tyre.

Sipas mediave greke, në intervistë Dasskalidis tha se nuk fshihet, nuk mungon dhe kërkon të dijë të vërtetën. I pyetur se çfarë do të bëjë tani e tutje, pas arrestimit të Roula Pispirigou dhe akuzës për vrasje me paramendim, me përdorimin e ketaminës, ai tha se qëndrimi i tij është i qartë.

“Nuk kam asgjë për t’u frikësuar nga askush. Unë dua të di të vërtetën për fëmijët e mi. Nga erdhi ketamina, ku e mori ketaminën. Si e dha? Çfarë ndodhi me dy fëmijët e mi të tjerë?”- u shpreh Dskalidis.

Në fragmentin nga intervista që do të publikohet nesër, babai i tre fëmijëve është shprehur se ka pësuar tronditjen më të madhe të jetës së tij. A i tha se nuk e priste kurrë që në të 30-at e tij të përjetonte diçka të tillë.

“Dua vetëm të dëgjohet e vërteta. Nuk kam arsye tjetër. Unë kurrë nuk e kam fshehur të vërtetën dhe kurrë nuk kam për të fshehur asgjë. Thashë në çdo vdekje më vjen keq që punoj kaq shumë orë për të bërë më të mirën për fëmijët e mi dhe nuk kam jetuar disa momente me ta. Nëse jam penduar një herë, atëherë pendohem 50 tani. Por gjithmonë kam punuar për të bërë më të mirën për ta. Nuk e prisja kurrë të vinte ky moment”, tha me lot në sy babai i tre vajzave.

Ndërkohë janë të tmerrshme dëshmitë nga ngjarja e rëndë në lidhje me rrethanat e vdekjes së 9-vjeçares Georgina, për të cilën është arrestuar Roula Pispirigou. Më 8 prill 2021, 33-vjeçarja dyshohet se ka rregulluar shtrimin e vogëlushes në spitalin Karamandani, ku tre ditë më vonë, për arsye që mjekët nuk i kanë vënë re, Georgina ka pësuar vdekje klinike, ku anesteziologu ka arritur ta rikthejë në jetë pas 55 minutash të tëra.

Në atë moment, një dëshmi zbuluese në gazetën lokale të një mjeku kujdestar, që ka të bëjë me Roula Pispirigou, e cila po shikonte me qetësi dhe përpjekjen e mejkëve për të risjellë në jetë 9-vjeçaren, pasi kishin kaluar 15 minuta, ”

Vdiq. … Ndalo përpjekjen, nuk ka kuptim. Georgina nuk kthehet më. Ajo vuajti dhe është më mirë për të të pushojë .” -tha Poula Pispirigou.

Nuk përjashtohet zhvarrosja e 9-vjeçares Georgina, pas zbulimit se nëna e saj ka vendosur në arkivolin e saj një tabletë, e cila mendohet se mund të ketë regjistruar të dhëna në lidhje me furnizimin dhe administrimin e ketaminës. Mbetet urdhri i prokurorit për zhvarrosjen e fëmijës, ndërsa procedura pritet të nisë brenda disa ditësh.

“Ka nevojë të hapet varri i Georginës dhe të merret tableta nga brenda”, – tha Giorgos Avtias, presidenti i Shoqatës së Mjekësisë Ligjore, i cili shpjegoi se tableti mund të përmbajë informacion të vlefshëm.

Javën e kaluar u zbulua se Roula Pispirigou i kishte kërkuar një shoqe të sigurimit të shikonte bashkëshortin e saj të larguar, Manos Daskalakis, pasi donte të dinte gjithçka për lëvizjet e tij dhe veçanërisht për marrëdhënien personale që kishte me një grua tjetër në Athinë.

Sot, “Peloponnisos” raporton se nëna e akuzuar për vrasjen e vajzës së saj dyshonte se Manos bashkëpunonte me Departamentin e Vrasjeve, duke dhënë informacione që konsideronte se e dëmtonin atë.

Në informacionet e gazetës vendase thuhet se ajo i kishte shprehur dyshimet te mamaja dhe motra e saj, por edhe te personat e tjerë rreth saj, të cilëve u besonte. Madje, ajo po kërkonte mënyra për të monitoruar Manos për të parë nëse po fliste me policët e Departamentit të Vrasjeve.

Nëna është e dyshuara kryesore si autore e vrasjes së tre vajzave të saj në Greqi. Çështja e vdekjes së tre fëmijëve në Patras është vënë para drejtësisë pas ndjekjes penale dhe arrestimit të nënës 33-vjeçares Roula Pispirigou. Gruaja është mbajtur gjithë natën në prokurori dhe pritet që të rrëfehet mbi atë çka ka bërë ndaj vajzave të saj.

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna në Vlorë, distancohet Flamurtari: Këto veprime nuk përfaqesojnë vlerat e klubit, gati të bashkëpunojmë me Policinë

Dhuna në Vlorë, distancohet Flamurtari: Këto veprime nuk përfaqesojnë vlerat e klubit, gati të bashkëpunojmë me Policinë

21/12/2025
Man.City i fut “frikën” Arsenal, Guardiola bën “presion” me Haaland, ndizet gara për titull në Angli

Man.City i fut “frikën” Arsenal, Guardiola bën “presion” me Haaland, ndizet gara për titull në Angli

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al