• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbardhen mesazhet e tepelensit të fiksuar pas Luanës: Unë jam veç i joti, ta di për nder të më thoje edhe jo…

03/08/2017
Zbardhen mesazhet e tepelensit të fiksuar pas Luanës: Unë jam veç i joti, ta di për nder të më thoje edhe jo…

“‘Unë jam veç i joti’. ‘Ta dija për nder të më thoje dhe jo’, ‘Të puth fort’”. Këto dhe të tjera SMS të dërguara në numrin e Luana Vjollcës, nga një fans i çmendur pas saj, jo vetëm që nuk kanë tunduar moderatoren televizive, por i kanë kushtuar një dënim me burg 32- vjeçarit Besmir Lila nga Tepelena.

Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin e çështjes penale në ngarkim të Lilës, fansit të çmendur për të pasur një lidhje dashurie me moderatoren Vjollca. I dërguar në gjyq, bazuar në një kallëzim të Luana Vjollcës, Lila u deklarua i fajshëm për dy vepra penale, “përndjekje” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Sipas vendimit të shpallur më 27 korrik 2017 nga gjyqtari Ahmet Metaliaj, Lila u dënua me 9 muaj burg. Ai duhet të vuajë vetëm 6 muaj burg, për shkak se përfitoi uljen e një të tretës së dënimit nga gjykimi i shkurtuar. Ky dënim thuajse është konsumuar prej tij me kohën e paraburgimit.

Sipas vendimit të gjykatës, një kopje e të cilit u sigurua nga “Panorama”, moderatorja Vjollca është përndjekur sistematikisht nga i pandehuri Lila, në forma nga më të ndryshmet, si duke i dërguar lule, duke i dërguar SMS, foto në celular, si edhe duke e ndjekur fizikisht.

Veprimet përndjekëse kanë nisur që në dhjetor të vitit 2016 dhe kanë vijuar në muajt në vijim, duke kulmuar më 12 prill 2017, kur ai është përplasur fizikisht me të dashurin e moderatores në zonën e Unazës së Re, në Tiranë. 

sms

MESAZHET

Gjykata e Tiranës sqaronte në vendim se nga printimi i SMS-ve nga telefoni i kallë- zuese duket qartë vazhdimësia e veprimeve përndjekëse e të pandehurit Besmir Lila në drejtim të saj. Në vijim, gjykata citon disa nga këto SMS, të dërguara në mënyrë të vazhdueshme në numrin personal të Luana Vjollcës, mes të cilave edhe: “Motra kur vi unë, bie borë”; “Te shpia e vjetër jam unë”; “Motra. Dua, më realizo një takim, ta dija për nder të më thoje dhe jo … plz”; “Të puth fort”, “Jeta, ome ça po bën”; “Unë jam veç i joti”; “Po deshe hajde,… nr. im”; “Kam që në mëngjes që të pres ty”, etj.

Sipas gjykatës, në mesazhet e dërguara drejt numrit të Luanës konstatohen dhe foto me përmbajtje poshtëruese, deri në përmbajtje pornografike.

ARSYETIMI I GJYKATES

Këto veprime të kundërligjshme janë kryer nga i pandehuri Besmir Lila në drejtim të shtetases Luana Vjollca në vijimësi dhe vazhdimësi, duke i bërë presion për të vazhduar lidhje dashurie me të.

Sipas gjykatës, i pandehuri ka kryer veprime konkrete duke i dërguar lule, duke i dërguar SMS, foto dhe po ashtu duke e ndjekur fizikisht, me qëllimin e realizimit të kërkesave e dëshirave të tij për vendosjen e imponuar të marrëdhënieve dashurore mes tyre.

Në këtë formë, arsyeton gjykata, i pandehuri i ka shkaktuar me qëllim moderatores Vjollca një gjendje të rëndë ankthi e frike për sigurinë vetjake./panorama

Related Posts

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova bëhen prindër për herë të katërt
Paparazzi

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova bëhen prindër për herë të katërt

23/12/2025
“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë
Paparazzi

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham
Paparazzi

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
Chrissy Teigen mbetet pa dhëmb: Kjo është ajo që bëjnë nënat për fëmijët e tyre
Paparazzi

Chrissy Teigen mbetet pa dhëmb: Kjo është ajo që bëjnë nënat për fëmijët e tyre

22/12/2025
Shemsi Krasniqi pësoi infarkt pas përdorimit të një pilule për stimulim seksual?
Paparazzi

Shemsi Krasniqi pësoi infarkt pas përdorimit të një pilule për stimulim seksual?

22/12/2025
Neymar kalon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gjurin e majtë
Paparazzi

Neymar kalon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gjurin e majtë

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

23/12/2025
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova bëhen prindër për herë të katërt

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova bëhen prindër për herë të katërt

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al