• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Jeta partiake, dimensioni i humbur i opozitës

10/04/2022
Jeta partiake, dimensioni i humbur i opozitës

Nga Arbër Hitaj

Kongresi i Partisë Socialiste ishte një show i vërtetë mediatik dhe politik i organizuar deri në detaj. Panele të shumta paralelisht me qytetarë e mbështetës, ia lanë vendin pjesës së dytë të ditës, fjalimeve, debatit, traditës partiake me shokë dhe shoqe, madje dhe “sherrit” mes ministrave të urtë, që në fund nxori të fortë liderin dhe jo partinë. Sado e habitshme të duket për dikë që nuk është fort i lidhur me partitë madje dhe kritik ndaj tyre, Partia Socialiste vijoi atë që është dhe themeli saj, jetën partiake brenda normalitetit të saj tash e 30 vite. Pavarësisht se më e centralizuar po ta krahasosh me Kongreset e epokës liberale të Fatos Nanos.

Fatkeqësisht krejt e kundërta ndodh me 2 partitë e tjera politike në vend si Partia Demokratike apo LSI. U përpoqa të gjeja në PD, me përjashtim të ngjarjeve të fundit, qoftë edhe ndonjë episod për t’u veçuar nga kuvendet. Asgjë në to! Gjithçka krejt boshe, pa nerv, pa ngjyra. Dominon vetëm një emër, Sali Berisha, gjithçka fillon dhe mbaron me atë figurë, me dritëhijet e tij.

LSI, një tjetër parti politike që vërtitet mes besimit ndaj familjes Meta, me zero debate të brendshme, zero diskutime. Madje ndër të paktat parti që përveç familjes Meta, nuk ka pothuajse asnjë nga themeluesit pjesë të saj. Faktet janë edhe të rënda, po të shikosh se shumë nga ish-deputetët apo simpatizantët kanë ndërruar kah, duke shkuar herë në PS apo herë në PD.

Me një përshkrim të shkurtër, pa hyrë në shumë detaje, opozitës i mungon jeta politike e brendshme. I mungon ai kontakti direkt me simpatizantin. I mungon shikimi sy më sy me njerëzit e besuar. I mungon thithja e talenteve të reja. I gjithë diskutimi bëhet në çështje emrash, Berisha dhe Meta. Asgjë ideologjike në mes! Berisha e tentoi me foltoren, por pa dhënë strategjinë e ringritjes, vetëm thirrje për bashkim, po në bazë të cilit princip?!

LSI, ndërkohë është e vetmja parti politike që boshtin ideologjik e ka vetëm në emër dhe asgjë në substancë. Një parti që është gjithë kohës në kërkim të të rinjve pa eksperiencë për t’i përdorur deri në momentin që ndërgjegjësohen. Kjo bën që nga zgjedhjet në zgjedhje të dalin emra të panjohur, përveç çiftit presidencial.

Si shumë kolegë edhe unë bëj pjesë te ata persona që nuk besoj se demokracia e brendshme e PS në drejtimin e Ramës është rritur, por kjo parti ka një jetë të brendshme politike. Për mirë a për keq për të jashtmit, shikoj një lloj vijimi të traditës partiake. Dimension i munguar me qëllim te opozita nga liderët e tyre. Imagjinoni pak se çdo të bëhej në LSI apo PD nëse dikush do të bënte qoftë dhe shaka për të zëvendësuar Metën dhe Berishën çfarë do ti ndodhte! Opozita ka nevojë urgjente të rikthehet te mbështetësit që i kanë mbetur, t’i frymëzojë ata dhe pse jo të rithemelojë boshtin ideologjik. Opozita ka nevojë për shumë gjëra, por kryesorja duhet të ndërrojë lidërshipin! Koha është tani!/ Shqiptarja.com

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Eurogol me Austin, por VAR “i prish” festën Myrto Uzunit

VIDEO/ Eurogol me Austin, por VAR “i prish” festën Myrto Uzunit

22/03/2026
VIDEO/ Lazio merr 3 pikë, triumfon në Bologna

VIDEO/ Lazio merr 3 pikë, triumfon në Bologna

22/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al