• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ekonomia e votës dhe e parave të pista!

23/04/2022
Ekonomia e votës dhe e parave të pista!

Prania e parave të pista, jo vetëm në ekonominë e vendit, por veçanërisht në jetën publike dhe politike, jo vetëm që nuk po merr një zgjidhje finale, por po kthehet në një problem gjithmonë e më të madh. Janë të paktën tre çështje që marrin vëmendjen.

E para, paraja e pisët po kthehet në institucion në vendin tonë. Individë dhe grupime, që kanë krijuar kapital në mënyra të paligjshme, nuk po mjaftohen me pastrimin e tyre nëpërmjet aktiviteteve të reja.

Siç e shpjegoi raporti më i fundit i Departamentit të Shtetit, ata po kërkojnë një zë gjithmonë e më të madh në jetën publike dhe në vendimmarrjen politike të vendit.

Gjasat që ky angazhim të prodhojë ligje, rregulla apo reforma me ndikim pozitiv për publikun janë të pakta. Është shumë më e besueshme të mendojmë se ky investim po kryhet jo vetëm për të ruajtur kapitalet e krijuara, por për të përdorur fuqinë e shtetit për t’i shumëfishuar ato nëpërmjet abuzimeve edhe më të mëdha.

Legjenda urbane, që përmendet në diskutimet publike që prej viteve ’90, sipas së cilës paraja e pisët është thjesht një hap i nevojshëm për zhvillimin fillestar ekonomik, por zhduket me kalimin e kohës, është sot një mit.

Paraja e pisët, jo vetëm që nuk po e zvogëlon efektin e saj, por duke kapur politikën e vendit, po kthehet në institucionin kryesor vendimmarrës, duke tentuar të zhdukë madje atë pjesë të shoqërisë që nuk është bërë pis. Nga burimi i problemeve të ekonomisë shqiptare, ajo po kthehet në incentivën kryesore për angazhimet politike të ardhshme.

E dyta është tendenca e qeverisë për të gëzuar përfitimet e kësaj paraje, por jo kostot e saj. Lista e funksionarëve të mazhorancës, që kanë humbur postet politike për shkak të së shkuarës problematike, vazhdon e zgjerohet.

Që prej miratimit të ligjit të kriminalizimit, janë mbi 20 të tillë. Në vitin e fundit, kjo listë përfshin zyrtarë gjithmonë e më të lartë, deputetë e ministra, të cilët janë përfshirë edhe në disa prej skandaleve më të mëdha korruptive të viteve të fundit. Megjithatë, nga mazhoranca nuk ka asnjë reflektim ndaj këtij fenomeni.

Ajo duket e lumtur të përfitojë votat që këta individë sjellin në çdo cikël zgjedhor, por nuk pranon të mbajë asnjë kosto politike kur e shkuara e tyre problematike bëhet publike.

Argumenti se, përgjegjësia e veprimeve të tyre është individuale, është tërësisht banal. Këta individë nuk kanë asnjë kontribut në jetën publike të vendit që mund të ketë shtyrë mazhorancën, për t’i përfshirë në listat e kandidatëve.

I vetmi aset i tyre për politikën është pasuria e vënë në mënyrë të jashtëligjshme, të cilën nuk ngurrojnë ta vënë në dispozicion të fushatave elektorale dhe përthithjes së votave në periudha zgjedhore. Është naive të supozojmë se origjina e kësaj pasurie është e panjohur paraprakisht.

Për aq kohë sa mazhoranca kërkon të përfitojë prej saj votat, por jo të mbajë përgjegjësinë politike që duhet, duke mos pranuar të kandidojë e më pas, duke larguar çdo individ të tillë nga çdo angazhim publik e duke shpallur dhe zgjedhje të parakohshme kur është e nevojshme, problemi i përfshirjes së parasë së pisët do të vazhdojë të mbetet i pazgjidhur.

E treta është dobësia e vazhdueshme e sistemit të drejtësisë për të hetuar, deri në fund dhe në mënyrë të pavarur e të paanshme, këto raste. Reforma e drejtësisë u paraqit përballë publikut si një mekanizëm, nëpërmjet të cilit do goditej korrupsioni në nivelet më të larta të shoqërisë dhe shtetit shqiptar.

Deri më sot, numri i hetimeve për individë të tillë është tejet i vogël dhe i limituar në pak abuzime. Përdorimi i mekanizmave të huaj për të shtyrë drejtësinë të veprojë mund të jetë i mirëpritur, por është edhe shenjë se institucionet lokale po humbasin edhe besimin e promotorëve të jashtëm.

Nëse edhe rastet më të fundit kalojnë pa hetime të thelluara të drejtësisë shqiptare, dyshimet për pafuqinë e institucioneve të reja të drejtësisë do përforcohen dhe më tej.

Paraja e pisët dhe korrupsioni që ato prodhojnë janë nyja gordiane në ekonominë dhe politikën shqiptare. Ato janë kthyer në motorin kryesor ndotës të jetës publike në vendin tonë.

Një ambient i tillë e ka të pamundur të krijojë kushtet e nevojshme për investime të huaja, apo për zgjerimin e sipërmarrjeve shqiptare. Kapitali i jashtëligjshëm, jo vetëm që nuk po investohet në ide të reja dhe inovatore, por po përdoret për të bllokuar çdo nismë konkurruese. Është e qartë që pa u përballur realisht me këtë problem, vendi ynë nuk do mund të bëjë hapin përpara që shoqëria kërkon.

Deri më sot, politika shqiptare është shndërruar në një “mekanizëm pastrues” të parasë së pisët, përmes sigurimit të përfaqësimit politik nëpërmjet votës së përthithur e të deformuar nga paratë e pista, apo të marrë nën presion frike e privilegji.

Me parullën “secili mban përgjegjësi individualisht”, politika gëzon votat e fituara në këtë mënyrë, që përngjasojnë me paratë e fituara në mënyrë të paligjshme, dhe vijon të ushtrojë pushtetin e patrazuar, njësoj si një aktivitet biznesi që pastron paratë e paligjshme.

Në këtë rast faji i politikës është kolektiv! Ndërsa pjesa tjetër e papisët, fatkeqësisht, deri më sot e ka humbur me të keqen!/ Monitor

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025
Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë
Kryesore

Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I shumëkërkuar, Lewa në qendër të merkatos, e duan dhe në Amerikë

I shumëkërkuar, Lewa në qendër të merkatos, e duan dhe në Amerikë

18/12/2025
PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al