Një 47-vjeçari shqiptar i cili ishte i dënuar me arrest shtëpie, i ka kushtuar mjaft shtrenjtë shëtitja me makinë me mikun e tij. Mëngjesin e së shtunës 47-vjeçari shqiptar sëbashku me mikun e tij ishin duke bërë xhiro me makinë në rrugën “Giulio Cesare” në Torino, por nga pakujdesia drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe shkakton aksident duke u përplasur me dy makina të tjera.
Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur karabinierët, të cilët pasi kanë bërë verifikimet kanë parë që 47-vjeçari shqiptar ishte i dënuar me arrest shtëpie dhe nuk duhet të ishte në shëtitje, prandaj i kanë vendosur prangat menjëherë duke e rikthyer në qeli.
47-vjeçari ishte dënuar me arrest shtëpie, pasi i ishte gjetur në xhep pak kohë më parë një thikë 12 centimetra e gjatë. Por nuk ka shpëtuar as miku i tij i cili rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur, dhe gjykata vendosi që t’i heqë patentën.