• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Gjithçka është e filmuar”, Çuçi flet për të riun që humbi jetën në komisariat: Nuk ka asnjë aludim për ngjarjen, hetimit i kemi shkuar deri në fund, 3 policë të arrestuar për neglizhencë

09/05/2022
“Gjithçka është e filmuar”, Çuçi flet për të riun që humbi jetën në komisariat: Nuk ka asnjë aludim për ngjarjen, hetimit i kemi shkuar deri në fund, 3 policë të arrestuar për neglizhencë

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka folur sot në Kuvend për ngjarjen e ndodhur në Komisariatin e Kavajës, ku sipas hetimeve të deritanishme ka rezultuar se 31-vjeçari Ilvi Meta u vetëvar në dhomat ku qëndronte i arrestuar nga policia. Në nisje të fjalës së tij, Çuci shprehu ngushëllime për familjen Meta dhe më pas kërkoi të mos bëhej politikë me këtë ngjarje dhe as të abuzohej me viktimat duke iu referuar akuzave të deputetes Grida Duma.

“Rasti në fjalë është ndër më të pastërtit përsa i takon hetimit penal e procedurial në lidhje me ngjarjen. Bashkë me Agjencinë për Mbikëqyrjen Policore i kemi shkuar deri në fund hetimeve për të nxjerrë përgjegjësitë që ka pasur trupa e Policisë së Shtetit në Komisariatin e Kavajës deri në neglizhenca që ato kanë bërë që kanë sjellë më pas atë ngjarje fatale. Nuk ka asnjë aludim apo rrethanë periferike që të hedhë dyshime për ngjarjen, as nga prokurori, as nga hetuesit dhe as nga mjekët ligjorë. Ftoj gjithë deputetët që pasi të mbarojnë hetimet dhe gjykata të shprehet, të bëni hetim parlamentar për ngjarjen nëse nuk bindeni që ajo s’ka të bëjë fare me asnjë nga aludimet që ju bëni”, tha Çuçi.

Më tej Ministri i Brendshëm theksoi se cdo sekuencë që nga momenti kur i ndjeri është shoqëruar në oborrin e komisariatit është e filmuar.

“Faktet janë të plota, janë dy mjekë-ligjorë që kanë bërë ekspertizën. Hetimi i Agjenicsë së Mbikëqyrjes Policore ka çuar në arrestimin e tre punonjësve të policisë për neglizhencë në kryerjen e detyrës”, tha ministri Çuçi.

Related Posts

Ministrja e Brendshme: Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet. Policia në krye të detyrës
Kryesore

Ministrja e Brendshme: Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet. Policia në krye të detyrës

10/02/2026
Protesta e opozitës, 8 policë të lënduar përfundojnë në spital
Kryesore

Protesta e opozitës, 8 policë të lënduar përfundojnë në spital

10/02/2026
I njëjti skenar/ Fjalime, molotov dhe ujë nga policia, mbyllet protesta e opozitës
Kryesore

I njëjti skenar/ Fjalime, molotov dhe ujë nga policia, mbyllet protesta e opozitës

10/02/2026
Ministri i Brendshëm: Drejtorë e shefa komisariatesh u japin kriminelëve informacione sensitive
Lajme

Taulant Balla: Kush sulmon policinë, sulmon shtetin

10/02/2026
Berisha: Rama po rrezikon anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Kryesore

Berisha: Rama po rrezikon anëtarësimin e Shqipërisë në BE

10/02/2026
Aktorja e njohur çon në gjykatë Qeverinë dhe AKSHI-n, kërkon pezullimin e ministres “Diella”
Kryesore

Aktorja e njohur çon në gjykatë Qeverinë dhe AKSHI-n, kërkon pezullimin e ministres “Diella”

10/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pasuria neto e James Van Der Beek: Sa para kishte ylli i ‘Dawson’s Creek’?

Pasuria neto e James Van Der Beek: Sa para kishte ylli i ‘Dawson’s Creek’?

11/02/2026
VIDEO/ Bayern në gjysmëfinale të Kupës, mund Leipzig me dy gola

VIDEO/ Bayern në gjysmëfinale të Kupës, mund Leipzig me dy gola

11/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al