• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pse nuk po çahet ‘Blloku’ i Gjirit të Lalzit?

13/05/2022
Pse nuk po çahet ‘Blloku’ i Gjirit të Lalzit?

Nga Ardit Rada

Gazetarit Frrok Çupi iu desha ta shtronte dy herë këtë pyetje në shkrimet e tij. Një herë në 1991 për Bllokun e ish-udhëheqjes komuniste, e 6 vite më pas për pasardhësin e tyre, Sali Berishën. Në të dyja rastet Blloku nuk u ça pavarësisht kuriozitetit që mbizotëronte në opinionin publik se ç’jetë bënin drejtuesit e shtetit.

U hapën veç nja dy vila dhe nisi të anatemohej diktatori se kishte pasur edhe vaskë, edhe pishinë 4 metra katror, ndryshe nga klasa punëtore. Dhe kjo u interpretua se ç’kishin thënë komunistët për veten e tyre, kishin gënjyer. Por ç’farë kishin thënë për ‘zengjinët e rinj’ të kapitalizmit, kishin pasur të drejtë.

Sot, ndarja klasore e shoqërisë reflektohet tek mënyra e jetesës. Jo vetëm tek të ngrënit dhe të veshurit, por edhe tek tendenca për t’u mbledhur të gjithë bashkë, fqinj me njëri-tjetrin. Sa e sa blloqe numërohen sot që nga Lundra në Dhërmi, ku të njëjtët njerëz që jetojnë me pishinë e kamera në Tiranë, shihen edhe në muajt e nxehtë po prap bashkë.

Gjiri i Lalzit është Blloku i parë. Ai merret si etalon për të treguar se ku janë hedhur lekët e korrupsionit të politikës, trafikut të drogës të artistëve të tallavasë e të tjerë. Është rasti tipik sesi kryesisht mbi prona të vjedhura ndërtohet kryesisht me para të vjedhura dhe rrijnë bashkë kryesisht hajdutët. Ky nuk është më opinion, por bindje popullore që e sheh Gjirin e Lalzit si shpellën e Ali Babait ku kodet për të hyrë i kanë veç ata dhe sapo kalojnë traun zhyten në lluks.

Për të mos e ekzagjëruar me epitete, mjafton të shohësh se kur bëhen vrer me njëri-tjetrin, ua përmendin të palarat edhe brenda të njëjtit lloj. Rasti më i fundit është ai i Gazment Bardhit që akuzoi një ish-ministër të Berishës se po shet vilën 670 mijë euro. Kjo, s’na tregon asgjë të re veç faktit se Bardhi për vete s’paska vilë atje. Në të kundërt s’do mund ta akuzonte fqinjin.

Pamjen e një Blloku, Gjirit të Lalzit ia dhanë fillimisht Ilir Meta, Monika Kryemadhi e Sali Berisha. I pari postonte krah një gazetari e një humoristi nga oborri i gjelbëruar. Më parë e shoqja kish folur për haletë që kishin apostafat për macet, video që më pas e zhduku nga YouTube. I shoqi bëri edhe ditëlindjen dhe çoi palma me helikopter. Së fundmi e ka pranuar sërish, kur donte ta kthente vilën në bunker për t’u përballur me fregatat amerikane duke kënduar këngën e Qerim Sulës.

Ndërsa doktori, veç pozonte në rërë dhe thyente rekordet e vetes së tij në atë copë det që i takon Bllokut.

Por Gjiri i Lalzit i ka kompleksuar politikanët. Në vitin 2015 ato ranë pre e grabitjeve ordinere dhe Policia nxori zbuluar pronarët si Flamur Noka dhe Arben Ristani. Nga turpi që s’i kishin deklaruar vilat, nuk u ankuan kurrë publikisht a në polici. Edhe Arben Krajës së SPAK u raportua se i ndodhi e njëjta gjë në 2021.

Së dyti, zengjinët i kanë nxjerrë në shitje vilat sepse janë kompleksuar nga blloqet e reja. Tani duan t’i shesin vilat në Lalz e të mblidhen në Palasë a pak më poshtë. I duan të reja si në strukturë, ashtu edhe në mobilim. E duan detin më të mirë, ku të ketë dhe vend për skafe e motorë uji. Rërën s’e duan më se i bezdis në këpucë. E duan me gurë të bardhë e të latuar. Pa dhënë hesape për Bllokun e parë, duan të shkojnë tek i dyti, e i treti e kështu më radhë.

Derisa ndonjë magji e drejtësisë, në mos vetë populli, t’i çajë blloqet e tyre. Mjafton veç Gjirin e Lalzit. Dhe të shohim sesi nga pishina dy me dy e ish-diktatorit në Tiranë, që çudiste këto bllokmenët e rinj, përfunduam te vilat me hale për macet. Sa shumë kemi ecur këto 30 vite…/ JavaNews.al

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin “Air Albania”, gati për sfidën ndaj Finlandës

UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin “Air Albania”, gati për sfidën ndaj Finlandës

11/11/2026
VIDEO/ Dy gola për t’i dhuruar Esteghal-it kualifikimin, Asani “ndez” në Iran

E rëndë! Plas me Jasir Asanin në Iran, gjyqtari anësor e pëson keq pas ofendimeve me familje – Balkanweb.com – News24

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al