• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

I përmëndën pasurinë, Tritan Shehu i “kall datën” Ramës: Së shpejti do përballesh me lëvizje popullore, shqiptarët na duan ne

14/05/2022
Ishte i zënë me “Foltoren”, Tritan Shehu kujtohet të reagojë për landfillin e Përmetit: Rrezikon katastrofë mjedisore

Tritan Shehu paralajmëron se Rama do të përballet së shpejti me një lëvizje popullore, si i vetmi mekanizëm që ai di ta “kuptojë”.

Kjo lëvizje vjen fill pas zhvillimeve të brendshme në selinë blu ku Shehut i kanë përmendur pasurinë si dhe disa lëvizje të dyshimta në aktivitetin e tij politik.

1-Presioni i Vuçiç dhe ndërvarja e Ramës ndaj tij, shkaku i vërtetë i bllokimit të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë. Ky është problemi real me të cilin u ballafaquam, që në fakt është shumë më i gjerë.

Nuk është e nuk mund të jetë Rama që të vendosë se kush nga deputetet do të kërkojë rezoluta a nisma të tjera. Ishte befasues qëndrimi kundërshtues i maxhorancës në Konferencën e kryetarëve e në seancë.

Kjo nismë ishte e mirë menduar politikisht për të gjithë faktorët, që e kërkojnë një miratim të tillë.

Faktorë këto të lidhura me detyrimet e tona, boshllëkun që ne kemi në një pozicionim të tillë, por dhe me zhvillimet e fundit mbas agresionit fashist rus në Ukrainë, shenjave destabilizuese që transmetohen në Rajon, kryesisht nëpërmjet Serbisë.

2-Ndërkaq ndaj deklaratës së Ramës “për ndryshimin e kursit të Shqipërisë nqs nuk hapen negociatat”, është kërkuar një tjetër Mocion me debat e Rezolutë.

Kjo është një deklarate tejet e rrezikshme. Ndryshimi i kursit tonë evropian e Perëndimor është sinjal tradhtie kombëtare, tradhti ndaj mijëra vite histori të shqiptarëve, aspiratave tona të pa tjetërsueshme.

3-Në lidhje me zgjedhjen e Presidentit u caktuan dy kolegë për të shkëmbyer mendime e rakorduar veprimet me partitë e tjera opozitare, jo me Ramën. Unë mendoj se të paraqitësh emra në këto momente është absurde, është të biesh pre a të bësh lojën e Ramës. Qëndrimi i ynë do të shprehet me votë, ndërkaq po e ndjekim me vëmendje situatën, pa u përfshirë në këtë maskaradë.

PD e humbi shansin për të qenë determinuese në zgjedhjen e Presidentit që më 26 prill, kur në vend që të përfshihej në dokumentimin e manipulimeve të zgjedhjeve u koncentrua tek “karrigia” e kryetarit të saj. Sot mos të kemi iluzione, Rama i ka numrat. Rama nuk është njeriu i marrëveshjeve dhe respektimit të tyre, kjo tashmë dihet.

4-Rama do të përballet së shpejti me një lëvizje popullore, si i vetmi mekanizëm që ai di ta “kuptojë”.

5-PD do të përfundojë procesin e riformatimit të saj me zgjedhjen e Kryetarit të PD më 22 Maj me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarësisë. Kjo është PD, dhe kështu vendoset ku është PD, jo instrumente qeveritare.

Duhet të kuptojmë se ka vetëm një PD, ajo reale, që po bën opozitë, që po përfundon organizimin, po konsolidohet që nga baza dhe shpejt do të ngrejë qytetarët.

6-Harrojeni atë virtualen në 3D, që Rama me disa të tjerë kërkon të krijoje.

7-Në lidhje me deputetët e PD dëshiroj t’u kujtoj kolegëve rregullin e artë për ata:

Deputetet pa dyshim përpiqen të influencojnë tek elektorati, por më tej janë të detyruar të ndjekin elektoratin e tyre.

Ndryshe e humbin atë e kthehen në “Zero deputetë”, pa asnjë vlerë, thjesht në rrogëtarë.

Related Posts

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht
Kryesore

Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht

25/07/2026
Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë
Kryesore

Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë

25/07/2026
Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë
Kryesore

Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë

25/07/2026
Zjarr në Lazarat
Kryesore

Zjarr në Lazarat

25/07/2026
Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim
Blog

Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

25/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al