• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dendias në Shqipëri, “bëhet e gjallë” PDIU: Qeveria të diskutojë heqjen e Ligjit të Luftës dhe çështjen çame

23/05/2022
Dendias në Shqipëri, “bëhet e gjallë” PDIU: Qeveria të diskutojë heqjen e Ligjit të Luftës dhe çështjen çame

Ditën e sotme ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, do të vizitojë Tiranën, duke zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë, duke nisur me kryepeshkopin Anastas Janullatos, dhe më pas edhe me kryeministrin Edi Rama, si dhe homologen e tij Olta Xhaçka.

Sakaq, Shoqata Patriotike “Çamëria” dhe PDIU në një deklaratë për mediat i bëjnë apel qeverisë që me ministrin Dendias të diskutohet ndër të tjera për heqjen e Ligjit të Luftës, dhe trajtimin dhe futjen në rrugën e zgjidhjes të Çështjes Çame.

Deklarata e plotë:

Qeveria të diskutojë me Dendias heqjen e Ligjit të Luftës, dhe trajtimin dhe futjen në rrugën e zgjidhjes të Çështjes Çame

Vizita e ministrit të jashtëm të greqisë Nikos Dendias në Tiranë është një rast i mirë dhe i përsëritur, që qeveria shqiptare të diskutojë dhe të fusë në rrugën e zgjidhjes, çështje që prej kohësh kanë mbetur pa zgjidhje.
Shoqata Patriotike “Çamëria” i bën thirrje qeverisë shqiptare, që pa komplekse, me reciprocitet dhe me argument të kërkojë:

1. Heqjen e “Ligjit të Luftës” që Greqia mban në fuqi me Shqipërinë që nga viti 1940, pra që nga Lufta e Dytë Botërore dhe akteve nënligjore që do t’i hapnin rrugë, problematikave pronësore për shtetasit shqiptarë të Çamërisë dhe më gjerë.

Nisur edhe nga situata gjeopolitike e krijuar në rajon, agresioni rus në Ukrainë dhe fakti që Shqipëria dhe Greqia janë anëtarë të NATO-s, kjo çështje nuk duhet të zvarritet më. U bënë 7 vjet që në çdo takim apo bisedime, pala greke premton që do ta heqë “Ligjin e Luftës”. Tani është koha që ky apendiks që nga Lufta e Dytë Botërore të hiqet.

2. Trajtimin dhe futjen në rrugën e zgjidhjes të Çështjes Çame, që buron si detyrim nga ligji 7839, datë 30.06.1994 “Për shpalljen e datës 27 qershor si Dita e Genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe Rezolutës së Parlamentit të Shqipërisë, datë 08.04.2004, “ Për zgjidhjen e Çështjes Çame dhe heqjen e “Ligjit të luftës”.

Trajtimi i Çështjes Çame nga pikëpamja historike, juridike, pronësore dhe e të drejtave të njeriut është detyrim për qeverinë shqiptare, që buron nga vendime detyruese të Parlamentit të Shqipërisë, referuar Ligjit dhe Rezolutës .
Nisur dhe nga situata në rajon dhe në frymen e dialogut, çështje si ajo e shelfit kontinental dhe zonave ekskluzive ekonomike; Njohja e Kosovës nga Greqia; Marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi; Trajtimi i tyre me reciprocitet do të ishin një kontribut i çmuar dhe direkt për marrëdhënie të mira e fqinjësore me Greqinë. Ne mirëpresim dhe jemi të vëmendshëm ndaj dialogut për këto çështjeve të rëndësishme që do të kapërcenin ngërçin e çështjeve historike duke hapur një kapitull të ri midis dy vendeve.

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Inzaghi heq dorë nga milionat, refuzon rinovimin me Al Hilal – Balkanweb.com – News24

Inzaghi heq dorë nga milionat, refuzon rinovimin me Al Hilal

11/11/2026
Inzaghi heq dorë nga milionat, refuzon rinovimin me Al Hilal – Balkanweb.com – News24

Inzaghi heq dorë nga milionat, refuzon rinovimin me Al Hilal – Balkanweb.com – News24

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al