• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kuvendi i hap rrugën rishikimit të hartës territoriale

10/06/2022
Kuvendi i hap rrugën rishikimit të hartës territoriale

Një komision parlamentar i përbashkët mes opozitës dhe mazhorancës do të marrë në shqyrtim zbatimin e reformës Administrativo-Territoriale të miratuar në vitin 2014 dhe pritet të hartojë një projekt të ri për ndarjen territoriale.

Kuvendi votoi me konsensus të enjten projektvendimin për përbërjen e këtij komisioni me 108 vota pro, duke i hapur rrugën rishikimit të reformës territoriale, që ndryshoi hartën administrative të vendit dhe e ndau atë në 61 bashki.

Komisioni ka 16 anëtarë të ndarë në mënyrë të barabartë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike e aleatëve të saj si dhe do të funksionojë për një periudhë 6-mujore. Komisioni do të drejtohet nga bashkëkryetaret Dhurata Çupi nga PD dhe Anila Denaj nga PS.

Komisioni i Posaçëm ka për objekt të veprimtarisë së tij përcaktimin e kritereve për ndarjen e re administrativo-territoriale; hartimin dhe përcaktimin e kalendarit të zbatimit të saj dhe përgatitjen e projektit për ndarjen e re administrativo-territoriale.

Dhurata Çupi i tha BIRN se ky komision ishte i domosdoshëm, pasi duhet bërë një analizë e thellë për problemet që ka hasur reforma e bërë në vitin 2014. Çupi tha gjithashtu se komisioni do të diskutojë mbi decentralizimin e bashkive, unifikimin e territorit si dhe fshatrat e lëna pa mbështetje.

“Ka pasur problematika deri në kufijtë e dështimit,” tha Çupi.

“Fakti që u arrit ky konsensus politik tregon se është nevojë e domosdoshme,” shtoi ajo, duke theksuar se synohet të dilet me një projekt të ri.

Anëtari socialist i komisionit, Eduart Ndreca tha se “reforma nuk nënkupton vetëm ndarjen, ka dhe elementë të tjerë”.

Puna e komisionit do të përfshijë konsultime me ministritë përgjegjese për çështjet vendore, me përfaqësues të qeverisjes vendore dhe të shoqatave të zgjedhura vendore, ekspertë të fushës, të shoqërisë civile dhe perfaqësues të organizatave ndërkombëtare që mbulojnë çështjet e qeverisjes vendore.

Kuvendi ka ftuar për asistencë edhe delegacionet e Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, OSBE-së si dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Në vitin 2014, një komision i ngjashëm i përbashkët nuk arriti dot të miratojë me konsensus hartën e re territoriale, e cila përcaktoi 61 bashkitë e vendit. Harta u votua me votat e socialistëve në pushtet dhe votat e partive të vogla aleate PDIU e LSI, ndërsa Partia Demokratike votoi kundër. Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë një kërkesë të PD-së për shfuqizimin e kësaj reforme./ BIRN

Related Posts

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara
Kryesore

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara

24/07/2026
Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut
Kryesore

Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut

24/07/2026
Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë
Kryesore

Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë

24/07/2026
Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
Kryesore

Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen

24/07/2026
“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!

24/07/2026
Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes
Kryesore

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

23/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Luis Hasa ndërron skuadër, firmos me ekipin e

Luis Hasa ndërron skuadër, firmos me ekipin e

24/07/2026
“Alarm i kuq” para Polonisë, Manaj e nis titullar me Sivasspor, por zëvendësohet pas vetëm 7 minutash

Lider te skuadra turke, trajneri i Sivasporit: Sikur ta kishim Manajn vjet…

24/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al