• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të padukshmit!

11/06/2022
Të padukshmit!

Nga Revista Monitor

Me këtë politikë, qeveria po nxit përjashtim social të shtresës më të brishtë në vend, duke rrezikuar që, jo vetëm kjo shtesë të bëhet edhe më e varfër, por dhe të tjerë të hyjnë në këtë fashë, duke thelluar më tej rritjen e pabarazisë në vend. Me sa duket, qeverisë i intereson kjo situatë. Sa më i varfër të jetë një vend, aq më i ulët është presioni ndaj demokracisë, aq më pak qytetarët kërkojnë të mira publike dhe aq më pak frikë kanë politikanët e korruptuar se mos humbin zgjedhjet!

EDITORIAL / Në median angleze, të shkruar e televizive, janë të pafund artikujt, kronikat dhe lidhjet direkte për efektet që ka sjellë rritja e çmimeve të ushqimeve në buxhetet e qytetarëve.

Në mediat e tjera të Europës, po ashtu. Lajmi se inflacioni në Eurozonë, në maj ’22, arriti në rekordin e 8.1% kishte reagim të lartë në të gjitha shtetet e Europës. Dhe jo vetëm nga mediat, presioni i të cilave është i përditshëm, duke pasqyruar realitetin e ri të çmimeve. Qeveritë premtuan që të marrin masa.

Gjermania njoftoi se, nga 1 Qershori, do të ulë taksat e naftës dhe të benzinës dhe një abone transporti prej 9 eurosh, mes një pakete masash që synojnë të lehtësojnë pasojat që ka sjellë te qytetarët rritja e lartë e çmimeve të naftës, karburantit dhe energjisë. Kancelari Federal, Olaf Scholz, premtoi se nga këto masa do të përfitojnë qytetarët “drejtpërdrejt, shpejt dhe në mënyrë të shënjestruar”.

Në Shqipëri, mediat u “shqetësuan” më shumë kur inflacioni në Gjermani arriti në 8.7%, niveli më i lartë në gjysmëshekulli, sesa kur ky tregues kërceu në vend në 6.2%, niveli më i lartë në 20 vjet.

Për kujtesë, të ardhurat e gjermanëve janë sa 123% e mesatares europiane, ndërsa ato të Shqipërisë, sa 30%, ndër më të ulëtat në Europë, me përjashtim të Kosovës, Ukrainës e Moldavisë. Familjet gjermane shpenzojnë 10.8% të buxhetit për ushqime, ato britanike 8%, ndërsa në Shqipëri, gati 42%, shifra më e lartë në Europë, tregues direkt i varfërisë.

Ndonëse të shumtë në numër – Banka Botërore vlerëson se 25% e popullsisë shqiptare jeton me më pak se 5 dollarë në ditë – të varfrit e Shqipërisë janë të padukshëm. Për ironi, sa më shumë që po varfërohen nga rritja e fortë e çmimeve, aq më të padukshëm apo pazëshëm po bëhen, jo vetëm nga media, që është e zënë me hallet se kush do të zgjidhet President, apo cili është skandali personal i radhës, por sidomos nga qeveria.

Kjo e fundit u mjaftua me një paketë minimale mbështetëse për krizën e çmimeve, që shpërndau në muajin mars, e cila, sipas Bankës Botërore, rezulton ndër më të ulëtat në rajon, me vetëm 0.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 3.6% e PBB-së në Maqedoninë e Veriut dhe 2% në Serbi.

Rritja e çmimeve vërtet ka varfëruar më tej qytetarët, sidomos shtresën e varfër, që 54% të shpenzimeve i çon për ushqime. Në kahun tjetër, qeveria po merr më shumë të ardhura, pikërisht për shkak se mallrat janë më të shtrenjta. Të ardhurat buxhetore për 4-mujorin e parë të vitit janë rritur me 23%, duke arritur në nivele rekord.

Shteti po merr më shumë para nga TVSH-ja, që është një taksë mbi konsumin e paguhet direkt nga konsumatorët, të cilët po blejnë pothuajse çdo produkt më shtrenjtë. Një litër karburant, sot kushton në vlerë njësoj si në Gjermani e në Mbretërinë e Bashkuar, por në raport me fuqinë blerëse, është shumë më i shtrenjtë.

Koston nuk e paguajnë vetëm ata që kanë një makinë, por indirekt të gjithë, nëpërmjet shtrenjtimit të transportit dhe kostos së produkteve të tjera. Qeveria “mburret” që nuk e ka ndryshuar çmimin e energjisë për familjarët, por te bizneset ajo është disafishuar, duke u transferuar sërish te produktet që i blen konsumatori.

Si po i rishpërndan qeveria këto të ardhura shtesë që po merr, jo për meritë të saj, por të çmimeve më të larta. Shumë pak po shkojnë për të pambrojturit, ata që në fakt duhet t’i mbronte vetë shteti. Në 4-mujorin e parë 2022, pagesat për ndihmën ekonomike, në raport me totalin e shpenzimeve buxhetore, arritën nivelin më të ulët që nga viti 2018.

Të ardhurat që qeveria shqiptare grumbulloi më shumë se vitin e kaluar janë 7 herë më të larta se paketa e rezistencës prej 5 miliardë lekësh, për të ndihmuar shtresat në nevojë, për të përballuar rritjen e çmimeve. Në të kundërt, operatorët ekonomikë, të cilët janë kontraktuar nga qeveria për investime do të kompensohen 5% deri në 30% të vlerës që zënë materialet e hekurit.

Me këtë politikë, qeveria po nxit përjashtim social të shtresës më të brishtë në vend, duke rrezikuar që, jo vetëm kjo shtesë të bëhet edhe më e varfër, por dhe të tjerë të hyjnë në këtë fashë, duke thelluar më tej rritjen e pabarazisë në vend.

Me sa duket, qeverisë i intereson kjo situatë. Sa më i varfër të jetë një vend, aq më i ulët është presioni ndaj demokracisë, aq më pak qytetarët kërkojnë të mira publike dhe aq më pak frikë kanë politikanët e korruptuar se mos humbin zgjedhjet!

Sa më e padukshme dhe e pazëshme të jetë shtresa e të varfërve, aq më shumë do të rritet presioni për dobësimin e shtresës së mesme dhe të pasur joklienteliste, duke e shtyrë më tej në të tatëpjetë demokracinë shqiptare.

Për rastin shqiptar nuk ka asnjë dyshim që, mirëqenia më e lartë, është e lidhur ngushtësisht me një demokraci më të zhvilluar. Sepse ne e dimë shumë mirë se çfarë skllavërimi ekonomik dhe shoqëror krijojnë diktaturat në këtë vend./ Monitor

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

EURO U-19/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, nesër përballet me Qipron në “Sotira Municipal Stadium”

EURO U-19/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, nesër përballet me Qipron në “Sotira Municipal Stadium”

10/11/2026
UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Suedisë – Balkanweb.com – News24

UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Suedisë – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al