• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Konferenca Antikorrupsion, Çuçi:Digjitalizimi, instrument për çdo person që tenton të përfitojë favore

14/06/2022
Konferenca Antikorrupsion, Çuçi:Digjitalizimi, instrument për çdo person që tenton të përfitojë favore

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi se forma më efikase e qeverisjes është fuqizimi i qytetarëve duke i mundësuar kanale digjitale për të kryer denoncime.

Gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën Kombëtare Antikorrupsion, Çuçi theksoi se rritja e platformave ku qytetarët mund të denoncojnë marrjen e rryshfetit dhe digjitalizimi i shërbimeve, janë dy element kyç në luftën ndaj korrupspionit.

“Përmirësimi i vazhdueshëm që ne i kemi bërë mekanizma të korrupsionit përmes teknologjisë është tregues i luftës tonë kundër korrupsionit.

Fuqizimi i qytetarëve duke i mundësuar kanale digjitale për të denoncuar korrupsionin është forma më efektive e qeverisjes. Deri më sot nuk ka teori që nuk vërteton të kundërtën e asaj që korrupsioni rrënon ekonominë, minon demokracinë dhe thellon varfërinë. Korrupsioni nuk është një fenomen shqiptar. Diferenca bëhet te reagimi ynë”, tha Çuçi.

Gjithashtu ai shtoi: “Kryefjalë e Kësaj Konference edhe ditën e djeshme edhe sot është digjitalizimi. Digjitalizimi si antidot e korrupsionit. Si instrument për të mbyllur hapësirën e çdo personi që kërkon të përfitoj favore.

Ne kemi kaluar mbi 90 % të shërbimeve që ofron qeveria në shërbime online. Kemi filluar që ta shtrijmë punën e shërbimit online edhe në qeverisjen vendore.

Zgjodhëm këtë formë se mendojmë se kjo formë shkëput dhe e bën 0 kontaktin fizik të qytetarit me punonjësin e shteti duke e ulur mundësinë për rryshfet. Digjitalizzimi krijon transparencë të plotë duke lënë gjurmë në sistemet informatike”

Fjalimi i plotë

Kam zgjedhur ta nis ndërhyrjen time në këtë panel me një histori të shkurtër personale që daton këtu e 8 vite më parë. Asokohe si Ministër Shteti dhe Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit, me një staf fare modest prej 3 punonjësish, hodhëm idenë e parë të platformës StopKorrupsionit.al

Ishte një instrument inovativ për kohën, që iu jepte për herë të parë zë qytetarëve për të denoncuar rastet e korrupsionit dhe që realisht pati impakt për nga numri i denoncimeve dhe referimeve pranë organeve ligjzbatuese. Mjafton të përmend se vetëm në harkun kohor 2015-2017 janë marrë më shumë se 17,000 ankesa, ku mbi 10% lidheshin me korrupsionin, cka dëshmonte vullnetin e qytetarëve për të denoncuar fenomenet abuzive apo korruptive. Thuajse një dekadë më vonë dhe sidomos pas leksionit të madh që na dha periudha e pandemisë, kuptuam në fakt se sa e fuqishme ishte teknologjia dhe çfarë përfitimesh ajo sjell për të bërë kapërcime të paimagjinueshme më parë për vende të vogla si Shqipëria.

Nuk është rastësi në fakt që sot në ditën e dytë të kësaj konference, fjala më e përdorur vijon të jetë DIXHITALIZIM. Dixhitalizimi i si antidot i korrupsionit, si instrument për të mbyllur hapësirën e çdo personi që tenton të përfitojë favore. Pikërisht për t’i prerë rrugën korrupsionit, kaluam online mbi 90% të shërbimeve publike që ofrohen nga institucionet e qeverisjes qëndrore, si dhe po punojmë të bëjmë të njëjtën gjë edhe me shërbimet e qeverisjes lokale. Vetëm Ministria e Brendshme ka mbi 90 shërbime që ofrohen online prej datës 1 maj. Zgjodhëm këtë formë sepse kjo shkëput pothuajse zero kontaktin fizik të qytetarit me punonjësin e shtetit dhe në këtë mënyrë redukton diskrecionin dhe për pasojë mundësinë për ryshfet.

Njëkohësisht, dixhitalizimi krijon transparencë të plotë të proceseve duke lënë gjurmë në sistemet informatike. Në këtë mënyrë trajtimi i ankesave apo ofrimi i shërbimeve nuk mbetet më në dorë të ndërgjegjes njerëzore të punonjësit, por të proceseve inteligjente e të kompjuterizuara në sisteme të padepërtueshme dhe të pakontestueshme.
Këtu do të vecoja një moment të rëndësishëm graviteti në këtë përpjekje të vazhdueshme. Lindja e Platformës së Bashkëqeverisjes ishte gjithashtu një moment i rëndësisshëm që ofroi një mundësi unikale për trajtimin e kërkesave/ankesave të qytetarëve përmes një sistemi të unifikuar e ndjekje në kohë reale të çdo denoncimi. Përmirësimi i vazhdueshëm që ne i kemi bërë mekanizmave të raportimit të korrupsionit duke shfrytëzuar gjerësisht avantazhin që krijon teknologjia, është një tregues domethënës i përkushtimit tonë për tolerancë zero ndaj praktikave korruptive dhe për të krijuar një kulturë parandalimi (‘culture of deterrence’).

Përmes mekanizmave dixhitalë ne arrijmë gjithashtu të kemi një hartëzim të risqeve të korrupsionit dhe të sigurojmë informacion nga vetë qytetarët për të diagnostifikuar atë çfarë nuk shkon në zyrat dhe me nëpunësit e shtetit. Fuqizimi gjithnjë e më shumë i qytetarëve duke iu mundësuar kanale zyrtare dixhitale për denoncimin e praktikave korruptive është një formë efektive.

Deri më sot nuk ka një praktikë apo teori që vërteton të kundërtën e asaj që dihet botërisht, se: korrupsioni rrënon ekonominë dhe dobëson demokracinë, krijon pabarazi dhe varfëri. Korrupsion nuk ka vetëm në Shqipëri dhe këtu s’jam duke thënë ndonjë gjë të re. Diferenca qendron dhe bëhet tek reagimi jonë kundër këtij fenomeni, qasja institucionale dhe politike si Qeveri për t’i prerë rrugën korrupsionit. Le të flasim atëherë për mekanizma konkretë që janë një shembull i mirë i fuqizimit të qytetarëve për të denoncuar abuzimin me ligjin.

KOMISARIATI DIXHITAL DHE AMP

Prej thuajse 7 vitesh tashmë, Komisariati Dixhital ( app krijuar 2015) është një histori suksesi, një platformë inovative në celularin e kujtdo për të denoncuar një akt korruptiv apo çdo fenomen tjetër antiligjor. Ky fakt përmendet edhe në raportin vjetor kundër korrupsionit prezantuar në këtë konferencë dhe për këtë unë ndihem krenar. Përpjekjet dhe investimet tona në këtë drejtim kanë pasur rezultate të prekshme. Mjafton të përmendim se vetëm gjatë vitit 2021 në këtë platformë kanë ardhur rreth 60 mijë raportime nga qytetarët, e ndër to, qindra denoncime (527 raste) kanë qenë për korrupsion.
Prej ditës së parë kur nisi të funksiononte e deri më sot janë qindra mijëra qytetarë që kanë të shkarkuar në celularin e tyre këtë aplikacion, duke e shndërruar në pak kohë në një aplikacion mjaft popullor të parandalimit dhe denoncimit të paligjshmërisë. Kohët e fundit kemi shtuar gjithashtu një rubrikë e posaçme për krimet mjedisore, ku qytetarët denoncojnë ndërhyrjet e paligjshme në lumenj, pyje, liqene, det etj.

Disi më specifike për nga natyra, por jo më pak e rëndësishme, edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore trajton raportime drejtpërdrejtë nga qytetarët për korrupsion apo abuzim me ligjin nga radhët e Policisë së Shtetit. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë mbi 5,700 raportime që janë trajtuar nga strukturat përkatëse të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Aktualisht po punojmë për të unifikuar në një drejtim të vetëm, pikërisht te Platforma e Bashkëqeverisjes, çdo denoncim të qytetarëve për korrupsion.

Këto janë vetëm dy shembuj domethënës të kontributit të qënësishëm që ne duam dhe po japim në formësimin e një qytetarie aktive dhe forcimin e besimit nga publiku për institucionet publike- vlerë e shoqërive të shëndetshme demokratike. Kam bindjen e plotë që instrumentat e ankesave në dorën e qytetarit janë instrumenti më i fuqishëm që ndihmon reduktimin e tolerancës publike ndaj korrupsionit si fenomen.

POLICIA E SHTETIT- KORRUPSIONI DHE BESUESHMËRIA

Së fundmi doja të ndalesha edhe tek roli që Policia e Shtetit luan në këtë proces, i cili nuk është vetëm parandalues por edhe goditës. Vetëm gjatë vitit 2021 Policia e Shtetit ka kryer një seri me operacione (17) që kanë të bëjnë me veprën penale korrupsionit. Të ndaluar janë 58 persona ndërsa si autorë të dyshuar të përfshirë në korrupsion janë 92 persona. Dhe ajo cka e bën këtë punë edhe më efektive, është që teknologjia ka qenë në themel të ketimeve të kryera, ku janë përdorur në masë të madhe mjete të ndryshme digjitale. (për vitin 2020 referuar nga PSH 815 vepra penale në fushën e korrupsionit, në vitin 2021 referuar 1018 raste dhe në 5M1 të 2022 referuar 451)
Ky është vetëm fillimi i një revolucioni digjital i cili po shtrihet në formë kapilare në formën se si forcat e policisë operojnë. Sistemet e kamerave, radarëve, dronëve etj., do t’u shtohen edhe programe të reja efikase që filtrojnë të dhënat e marra në kohë reale dhe përcaktojnë masat sipas rasteve.
Besoj se nuk është teprim të përsëris edhe faktin se Policia e Shtetit vijon të kryesojë listën e institucioneve më të besueshme nga publiku shqiptar. E konfirmuar kjo nga sondazhi i pavarur i vitit të shkuar, financuar nga Suedia. Kurrsesi që kjo nuk është rastësi, pasi të dhënat tona në luftën kundër krimit, dëshmojnë një rënie drastike të kurbës, çka përkthehet ose perceptohet si rritje e sigurisë nga ana e qytetarëve. Megjithatë kjo nuk na kënaq dhe as na frenon përpjekjet tona për të rritur efikasitetin e punës dhe sidomos parandalimin e fenomeneve korruptive.

KONKLUZIONE
Për ta përmbyllur, kjo konferencë ishte një mundësi e shkëlqyer për tu ndalur një moment dhe reflektuar mbi çka kemi bërë dhe mund të bëjmë më mirë në përpjekjen tonë të përbashkët kundër korrupsionit.
Shembujt si ai i komisariatit digjital janë dëshmi se ajo që ne quajme luftë, nuk është vetëm një narrativë apo një proces deklarativ ku të gjithë duket sikur biem dakord për gjithçka themi, por pa një produkt të prekshëm dhe të matshëm. Raste si ato që përmenda, na dëshmojnë se ndonjëherë duhet pak intuitë dhe më shumë guxim për të kapërcyer në dallgën e rradhës, në kufirin tjetër (next frontier) të modernizimit, digjitalizimit dhe teknologjisë.
Ne kemi bindjen se mekanizmat e ankesave dhe denoncimit të korrupsionit janë instrumenti më efektiv për fuqizimin e qytetarëve. Ky është premtimi, misioni dhe angazhimi ynë i përditshëm ndaj publikut.

Related Posts

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Revolucion i vërtetë, Tiranës i largohen 12 lojtarë nga skuadra

Abissnet Superiore/ Java e fundit e kampionatit për vitin 2025 do të luhet të martën & të mërkurën

22/12/2025
Shtëpia kapsulë: Si po përballet Toney me distancimin nga banorët

Shtëpia kapsulë: Si po përballet Toney me distancimin nga banorët

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al