Piloti Babis Anagnastopulos që vrau vitin që shkoi gruan e tij Caroline pritet të vizitohet nga prindërit e tij për herë të parë që kur u arrestua.
Sipas mediave greke, takimi ka ndodhur sot teksa janë bërë publike dhe kërkesat e tij. Ai ka kërkuar që prindërit ti sjellin veshje, disa libra dhe të informohet se si është vajza e tij.
Momentalisht ai ndodhet në qeli me një vrasës shqiptar teksa në ditët në vijim pritet të bëjë kërkesën e tij përmes avokatit që e ka nën mbrojtje, Alexandros Papaionaddis për të filluar një punë me kohë të pjesshme në burg.









