Përkrahja ndaj Partisë Demokratike dhe liderit të saj, Sali Berisha, është në rritje galoponte dhe kjo shihet sidomos në rrjetet sociale. Një studim i fundit i kompanisë së njohur, Terra World, zbulon se PD ka dalë sipër PS-së në për dy ditët e fundit radhazi në rrjetet sociale. Mbeshtetja ndaj Berishes ka shënuar rritje të fortë, edhe pse u bë e ditur lajmi se Britania e Madhe i ka ndaluar hyrjen në këtë vend. Berisha ka njohur një rritje prej 73.72 përqind në median sociale. Kurse Rama ka pësuar një rënie prej 71.29 përqindësh. Në listën e politikanëve opozitarë më të preferuar në median sociale janë Agron Shehaj dhe Grida Duma, që kanë shënuar rritje te larte. Kjo e fundit ka njohur një trend rritës prej 605 përqind.











