• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbi spiunllëkun e Ilir Metës dhe komunistët e sigurimsat!

27/07/2022
Mbi spiunllëkun e Ilir Metës dhe komunistët e sigurimsat!

Mentor Kikia

Mbi spiunllëkun e Ilir Metës dhe komunistët e sigurimsat! Kjo puna e Metës që doli spiun pasi la presidencën, e pasi kishte qenë kryeministër, kryetar kuvendi, ministër i jashtëm e ca ministrira të tjera, është njësoj si dikush që ka marrë diplomën, ka bërë masterin, ka mbrojtur edhe doktoraturën dhe pastaj ti thonë: Po ti s’ke marrë një provim në vitin e parë të faktultetit?

Kjo është pjesa komike dhe qesharake e historisë. Tani pjesa serioze dhe tragjike e historisë: Mos na çani veshët më me dosje dhe sigurimsa. Të ishte për ti hapur dosjet duhej ti kishit hapur në 1993, për ta pastruar njëherë e mirë politikën nga kriminelët e komunizmit dhe Shqipëria të hapte një kapitull tjetër të historisë së saj politike.

Nuk e bëtë, sepse të gjitha partitë ishin të mbushur me të tillë. Pas 32 vjetësh nuk ka më sigurimsa. Ilir Meta nuk ishte fshehur në Argjentinë, nuk kishte bërë operacion hundën dhe nuk kishte lënë mjekër që të mos njihej, dhe e zbuluam sot. Ilir Meta, nëse meriton të ndëshkohet, meriton për ato që ka bërë ndërsa ishte në pushtet, “me zë dhe figurë”, jo për “misionin secret” natën e 8 dhjetorit 1990.

Mos na çani më veshët me histori komunistësh dhe dekomunistizimi. Të ishit për ta bërë, duhej ta bënit në 1993, kur PPSH(e sapo konvertuar në PSSH) duhej të shpallej e paligjshme. Nuk u bë, se ishit të gjithë pjellë e të njëjtës mitër. PD, pasi ka patur të gjitha pushtetet që i duheshin për ta dekomunistizuar Shqipërinë, kujtohet dhe propozon ligj për dekomunistizim në vitin 2022.

Të gjitha këto nuk u bënë atëherë kur duhej, siç bënë vendet e tjera ish komuniste në Lindje që përmbyllën një kapitull të historisë dhe lanë njëherë e mirë pas. Por ju i morët dosjet nëpër shtëpi e shantazhonit njëri-tjetrin, me “gjethi”, “fiku”, “plepi”…dhe vazhdoni ta tërhiqni zvarrë këtë vend e këtë popull.

Tani boll më! 32 vjet pas rënies(jo shëmbjes, kujdes) së komunizmit, tashmë këtu nuk ka më as sigurimsa dhe as komunistë në politikë. Tani ka thjeshtë hajdutë dhe maskarenj.

Related Posts

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës
Blog

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

21/06/2026
SPAK nis hetimet për “Zvërnecin”
Blog

Zvërneci – investimi që pritet të ndryshojë historinë e turizmit shqiptar

20/06/2026
Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!
Blog

Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!

17/06/2026
10 mëkatet e mëdha të protestës
Blog

10 mëkatet e mëdha të protestës

15/06/2026
Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja
Blog

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

14/06/2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?
Blog

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

13/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“S’më detyron njeri të pasoj te Ronaldo”, sulmuesi i Portugalisë: Ekipi duhet të funksionojë si grup

“S’më detyron njeri të pasoj te Ronaldo”, sulmuesi i Portugalisë: Ekipi duhet të funksionojë si grup

22/06/2026
Luhet për “Final 4”/ Partizani, ndaj Dinamos pa një titullar

Problemet erdhën nga golat dhe vazhdimësia, Partizani nuk duhet t’i përsërisë këto gabime në sezonin e ri

22/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al