• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Që Edi Rama të bjerë nga pushteti…

16/08/2022
Rama pi kafe në Parlament, Ben Ahmetaj diçka i thotë te veshi (FOTO)

Nga Namir Lapardhaja

Ekziston sot një ide se të jesh kundër “Foltores”, të mos mbështesësh lëvizjen revolucionare të zotit Berisha apo, më keq akoma, të jesh në antagonizëm të plotë me Ilir Metën dhe filozofinë e tij të hajnisë së shtetit, e fshehur kjo herë nën petkun e integrimit e herë nën gjethet e luftës së pakompromis kundër korrupsionit…, je automatikisht me Edi Ramën.

Kjo mënyrë të pari bardhezi, nuk është as e re, as e panjohur, duke e ditur se polarizimi ekstrem i ligjërimit sipas modelit “o me ne, o me armikun” është sa arkaik aq edhe demode dhe të vetmit që mund të entuziazmohen nga kjo gjë janë militantët, të cilët, historikisht, me egërsinë dhe verbërinë e tyre, nuk është se kanë shërbyer për ndonjë gjë pas përdorimit.

Në fakt, nuk është kështu. Zgjedhjet e fundit treguan që nuk mjafton konsumimi i kundërshtarit dhe korrupsioni i madh në radhët e pushtetit që rotacioni të ndodhë.

Ndryshimi i pushtetit nuk mund të vijë as nga egërsia e ligjërimit të protagonistëve kryesor të opozitës. Mund ta fyesh gjithë ditën Edi Ramën dhe të mos ndodhë asgjë. Kjo mund të kënaqë me lugën bosh mendjet e zbrazëta, por nuk të jep asnjë përfitim elektoral në shportën e madhe të ndryshimit të shumëpritur.

Në këtë gjendje ku ndodhet sot pushteti, në mandatin e tij të tretë, me një mal aferash korruptive dhe skandalesh të mëdha që shfaqen dita-ditës nëpërmjet një mekanizmi ‘skandali mbulon skandalin’, logjika e kërkon që qeveria të binte, Kryeministri të jepte dorëheqjen dhe palët të uleshin për të dialoguar se si mund të dilej nga kjo situatë.

Jo vetëm që kjo nuk ka shenja të ndodhë, por Edi Rama është më i lumtur se kurrë dhe më i qetë se asnjëherë tjetër përballë një opozite të çefterrosur dhe dy liderëve të ngrefosur si kaponjtë në majë të plehut, të cilët nuk u thonë asnjë gjë të re shqiptarëve, për shkak të konsumit të tyre të jashtëzakonshëm dhe malit të problematikave që kanë mbi shpinën e tyre të kërrusur nga vitet e gjata në pushtet.

Që ndryshimi të ndodhë, që Edi Rama të bjerë, që vendi të ketë të domosdoshme një qeveri tjetër, duhet që opozita të rregullohet, të shpëtojë nga pengmarrja, të krijojë një fizionomi të re, një ligjërim të ri, larg figurave aktuale dhe mendësisë së tyre të të bërit opozitë dhe të të ushtruarit pushtet.

Që ndryshimi të ndodhë dhe që Edi Rama të bjerë nga pushteti, opozita duhet të japë një alternativë të re politike dhe, mbi të gjitha, morale, me figura të reja, të pakonsumuar, të papërfolur dhe që nuk mbajnë mbi shpinë anjë hije dyshime nga e kaluara.

Që ndryshimi të ndodhë dhe që Edi Rama të bjerë nga pushteti, opozita nuk duhet të përmirësojë vetëm fasadën, por edhe thelbin, nuk duhet të ndryshojë vetëm formën, por edhe përmbajtjen.

Që ndryshimi të ndodhë dhe që Edi Rama të bjerë nga pushteti, opozita, së pari, duhet të fitojë betejën me veten, duke gjetur forca që elementët pozitivë të mbizotërojnë ata negativë, që të ndershmit të triumfojnë mbi të korruptuarit, që progresistët të mundin promovuesit e regresit, që euro-atlantikët të triumfojnë mbi mendësinë bizantine.

Mirëpo, kjo opozitë me në krye Sali Berishën, që nuk mund të jetë zgjidhës i halleve të opozitës për sa kohë që i është bërë asaj halli më i madh mbi shpinë, shfaqet sot më e lodhur se kurrë, më e përçarë se asnjëherë tjetër dhe më e vjetëruar se vet e vjetra.

Pra, është ky mjerim dhe kjo situatë e sotme e opozitës, ajo që e mban Edi Ramën në pushtet.

Dhe përderisa demokratët të mos e kuptojnë një gjë të tillë, thjesht do të entuziazmohen nga egërsia e ligjërimit të liderëve të tyre, të cilët, gjithsesi, punët e tyre i kanë të zgjidhura, ashtu siç do të kenë të zgjidhur edhe alibinë e radhës: pushteti na vodhi votat i ndihmuar edhe nga tradhëtarët e jashtëm dhe të brendshëm në radhët tona.

A nuk e shtyu për 45 vjet me radhë Enver Hoxha duke shpikur përditë armiq të brendshëm dhe të jashtëm?

Related Posts

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Revolucion i vërtetë, Tiranës i largohen 12 lojtarë nga skuadra

Abissnet Superiore/ Java e fundit e kampionatit për vitin 2025 do të luhet të martën & të mërkurën

22/12/2025
Shtëpia kapsulë: Si po përballet Toney me distancimin nga banorët

Shtëpia kapsulë: Si po përballet Toney me distancimin nga banorët

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al