• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Italia kërkon ujë nga Shqipëria, tubacioni nga Gjirokastra në Salento, projekti në zyrën e Ramës

09/11/2022
Italia kërkon ujë nga Shqipëria, tubacioni nga Gjirokastra në Salento, projekti në zyrën e Ramës

Gazeta italiane “Corriere della Sera” ka publikuar pjesë të një projekti për transportin e ujit të pijshëm nga Shqipëria në Itali. Në shkrim jepen detaje se projekti nuk është vetëm një ide, por ka shifra dhe përllogaritje të investimit. Për këtë projekt nuk ka pasur asnjë koment deri tani nga autoritetet shqiptare.

Bëhet fjalë për një tubacion nënujor që do të nisë në Gjirokastër dhe do të përfundojë në Galugnano në Salento. 85 kilometra do të jenë nën ujë ndërsa 120 km nën tokë. Uji do të përdoret për të furnizuar zonat e Basilicata dhe Campania që deri tani kanë pasur nevojë për marrjen e tij nga rajonet fqinje.

Në shkrim thuhet se fillimisht kjo ide është hedhur poshtë duke marrë parasysh studimet e fizibilitetit të bëra kohë më parë. Ajo është rimarrë tashmë nga Presidenti i Confindustria Puglia që përfaqëson edhe kompanitë italiane që prodhojnë në vendin tonë, Sergio Fontana. Në asamblenë e territorit të Barit ai apeloi për rikthimin e vëmendjes tek ky projekt.

“Këtu, në Pulia, ne kemi aftësitë për të qenë një pikë referimi kombëtare për politikën e ujit. Kemi “Ujësjellësin Puliez”, më të madhin në Evropë. Kemi edhe stacionin e parë kontraktues në Pulia. Të bashkuar nga deti Adriatik kemi përballë Shqipërinë. Një vend shumë të pasur me ujë.

Ne kemi marrëdhënie të jashtëzakonshme afërsie me Shqipërinë. Ne kemi një mundësi të madhe për të trajtuar krizën e ujit në mënyrë parandaluese. Ne mund t’i japim jetë këtij projekti të madh dhe ambicioz. Të ndërtojmë një infrastrukturë mbresëlënëse ujore në detin Adriatik midis Pulias dhe Shqipërisë” – tha ai.

Numrat e projektit

Për të ndërtuar infrastrukturën do të duheshin të paktën 4 vjet punë dhe 1 miliard euro. Këto mund të financohen nga Bei, Bers, shteti italian, Rajoni dhe mjetet e veta të Ujësjellësit të Pulias. Qëllimi është të transportohen 150 milionë metra kub ujë në vit në Pulia me një tubacion nënujor që do të arrinte 850 metra nën nivelin e detit në pikat më të thella. Javët e fundit presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano i shkroi kryeministrit shqiptar Edi Rama për të shprehur interesin për këtë projekt.

“Interesat e Pulias dhe Italisë janë të larta në këtë projekt. Kjo duke pasur parasysh thatësirën që ka karakterizuar vitet e fundit. Por edhe Shqipëria do të kishte përfitime duke qenë se do të hapeshin 8000 vende të reja pune direkte dhe indirekte” – e mbyll shkrimin e saj “Corriere della Sera”.

Edhe Korfuzi kërkon ujin e Syrit të “kaltër”

Jo më larg se në qershor të këtij viti edhe mediat greke publikuan idenë e marrjes së ujit të pijshëm nga Shqipëria. Ishte kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, George Machimaris që ngriti çështjen. Sipas tij kjo zgjidhte mungesën e ujit në dekadat e ardhshme në këtë ishull. ERT NEWS shkroi se po përgatitej një marrëveshje midis vendit fqinj dhe qeverisë shqiptare. Edhe në këtë rast uji i kulluar do transferohej me një tubacion nënujor.

Pas publikimit të lajmit ai u mohua nga autoritetet shqiptare. Ato thanë se nuk ka asnjë interes apo marrëveshje për këtë çështje. Për herë të parë lajmet për furnizimin e Korfuzit me ujin e kulluar të “Syrit të kaltër” dolën në vitin 2001. Kanë qenë disa propozime greke ndër vite për këtë çështje, por asnjëherë pala shqiptare nuk ka dhënë dritën jeshile për një marrëveshje të tillë.

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Dua të jem në Botëror me Brazilin”, Neymar: Premtoj se do të shënoj një gol nëse shkojmë në finale

“Dua të jem në Botëror me Brazilin”, Neymar: Premtoj se do të shënoj një gol nëse shkojmë në finale

21/12/2025
Versttapen dorëzon numrin 1, sezoni i së vërtetës për të dhe Red Bullin

Versttapen dorëzon numrin 1, sezoni i së vërtetës për të dhe Red Bullin

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al