Në Asamblenë e PS Niko Peleshi ka bërë prezantimin e ristrukturimit të institucioneve.
Peleshi tha se janë marrë në analizë rreth 500 struktura të institucioneve. Kështu, 4 drejtoritë Arsimore zëvendësojnë 13 drejtori që ishin më parë.
Po ashtu sipas raportit të bërë publik nga Peleshi, propozohet që Drejtoria e Doganave dhe Drejtoria e Tatimeve në varësi të Ministrisë së Financave, të shkrihen së bashku.








