• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Historia e prokurorit të transferuar në Përmet, si kërcënohet me jetë nga mafia e ndërtimit

29/08/2017
Historia e prokurorit të transferuar në Përmet, si kërcënohet me jetë nga mafia e ndërtimit

Gazeta gjermane “tageszeitung” shkruan mbi një prokuror shqiptar, të cilit i është rrezikuar jeta, pas hetimeve brenda rrjetit të mafias së ndërtimit në Vlorë.

Arben Jorgaqi humbi punën si pasojë e hetimeve. Nën titullin “Viktimë e korrupsionit” gazeta gjermane “tageszeitung” i kushton vëmendje të martën (29.08) problemeve me të cilat përballen prokurorët shqiptarë, kur hetojnë rrjetet e rrezikshme. Arben Jorgaqi është një prokuror nga Vlora, i cili ka hetuar në rrjetet e mafias së ndërtimit. Ai humbi edhe vendin e punës dhe tani ka frikë për jetën.

“taz” e përshkruan prokurorin nga fundi i të 30-ve si një tip modern, i interesuar për artin, që në vështrim të parë nuk duket sikur përshtatet me profesionin e tij. “Por ai është prokuror që e merr seriozisht profesionin dhe luftën e propaganduar nga qeveria kundër korrupsionit….Arben Jorgaqi ka imazhin e një prokurori të pakorruptuar…por në majin e këtij viti erdhi kthesa. Jorgaqi u pushua nga puna. Me sa duket ai i ishte afruar shumë disa njerëzve të fuqishëm.”

Në vazhdim “tageszeitung” nënvizon, se prokurori shqiptar ia doli, madje edhe si hetues në fshehtësi të zbulojë, se kriminelët e veshur me petkun honorifik të biznesmenit kishin manipuluar dosje dhe përkatësinë e truallit, në luftën për të siguruar copat më të majme të bregdetit shqiptar.

“Prokuroria megjithatë mblodhi prova dhe bëri goditjen e parë. Në maj të këtij viti ai kërkoi arrestimin e disa personave të rrjetit në fjalë. Por për habinë e tij policia nuk reagoi. Në vend të kësaj ajo mori një qortim. Më vonë ai u zhvendos në Përmet.”
Gazeta gjermane raporton mbi përplasjen e prokurorit shqiptar, Arben Jorgaqi me prokurorinë e Vlorës. Lufta me autoritetet përfundoi me “lirimin” e tij nga detyra dhe më vonë me heqjen e mandatit. “As protestat në Tiranë nuk sollën gjë…. prokurori i padëshiruar u largua para reformës në drejtësi nga detyra.”

300.000 euro kompensim

Por historia e Arben Jorgaqit nuk përfundon me kaq. Ai ka marrë kërcënime pas refuzimit të 300.000 eurove si “kompensim”. “Arbeni u fsheh në Tiranë dhe ndërron rregullisht vendbanimin. Ai ka frikë për jetën…shpresa e vetme është që Gjykata e Apelit në Tiranë të vendosë në favor të tij. Por për shkak të lidhjeve të politikanëve të nivelit të lartë me rrjetin e mafias së ndërtimit, ai është skeptik.”/express

Related Posts

Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

“Kanë nga 3 shtëpi luksoze dhe sërish marrin pagesën e qirasë”, Kuvendi paguan miliona euro për deputetët

17/03/2026
“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”
Kryesore

“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”

17/03/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin, mbetet në fuqi dënimi i tij

17/03/2026
Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!
Kryesore

Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!

17/03/2026
Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do
Kryesore

Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do

17/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, gjendet i pajetë në banesë një 54-vjeçar

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Je prezantuar si ish-i dashuri, ajo…”/ A ndikoi televotimi në raportin Mateo–Brikena?

“Je prezantuar si ish-i dashuri, ajo…”/ A ndikoi televotimi në raportin Mateo–Brikena?

18/03/2026
Miri i dha në “pjatë” mundësinë Selinit dhe Gimbos, Rogerti: Luajte me zemër, jo me mendje

Miri i dha në “pjatë” mundësinë Selinit dhe Gimbos, Rogerti: Luajte me zemër, jo me mendje

17/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al