• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dëshmitë kontradiktore të dy bullgarëve që tentuan të vjedhin bankomatin e një banke në Sarandë

29/08/2017
Dëshmitë kontradiktore të dy bullgarëve që tentuan të vjedhin bankomatin e një banke në Sarandë

Dy shtetasit bullgarë të cilët u arrestuan nga policia mëngjesin e së dielës, në tentativë për të hapur me trapan bankomatin e një banke të nivelit të dytë, nuk kanë pranuar akuzën e ngritur ndaj tyre.

Të marrë në pyetje veçmas njëri-tjetrit, burime pranë uniformave blu bënë me dije se të dyshuarit kanë dhënë dëshmi kontradiktore. Në këtë mënyrë, ata kanë rënduar pozitën e tyre, duke përforcuar edhe më shumë provat që Policia e Sarandës ka mbledhur në vendin e ngjarjes. Sipas të njëjtave burime u bë me dije se shtetasi i arrestuar Aleksandros Doan, 46 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Sofje, Bullgari, ka pohuar para grupit hetimor se kishte shkuar në bankomat për të tërhequr para, por se ishte larguar kur kishte vënë re se ai nuk funksiononte. “Kam shkuar te bankomati vetëm për të tërhequr lekë por bankomati nuk ka funksionuar dhe në atë moment unë jam larguar bashkë me shokun tim derisa na ka kapur policia”, – ka thënë ai në polici.

Ndërsa i dyshuari tjetër, i identifikuar nga policia si shtetasi Mihaill Karaxhanov, 29 vjeç, lindur dhe banues në Varna, Bullgari, ka deklaruar se kishte shkuar te bankomati për t’i dhënë ndihmën një shtetaseje, së cilës i kishte mbetur karta brenda, teksa ajo kishte qenë duke tërhequr paratë. “Kam shkuar te bankomati vetëm për të ndihmuar një shtetase që i kishte ngelur një kartë në bankomati, dhe unë kam futur në bankomat një pajisje metalike për të nxjerrë kartën, por bankomati nuk ka funksionuar dhe jam larguar bashkë me shokun tim derisa na ka kapur policia”, – mësohet të ketë thënë ai para uniformave blu. Ndërkaq, burime pranë policisë sqaruan se, ndryshe nga Aleksandros Doan, 29- vjeçari Karaxhanov nuk ka pranuar ta firmosë procesverbalin e policisë. Ditën e sotme pritet që dy të dyshuarit të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë që do të caktohet ndaj tyre, shkruan GSH.

Ndaj të dyshuarve është ngritur akuza “Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit, e mbetur në tentativë”. Ngjarja për të cilën akuzohen ndodhi në lagjen nr.4 të qytetit të Sarandës, pranë portit.

Bankomati i një banke të nivelit të dytë ishte i vendosur në mjediset e një biznesi për shkak të fluksit të turistëve që ka kjo rrugë. Pas vënies në pranga të dy personave të lartpërmendur, policia u gjeti dhe u sekuestroi një trapan, si dhe disa vegla të tjera që do t’i përdornin për të kryer vjedhjen e bankomatit.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al