Një 54-vjeçar nga Gjirokastra është kallëzuar në Prokurori nga policia, pasi dyshohet se në një biznes ‘Internet –kafe’ushtronte në mënyrë të paligjshme aktivitet të lojërave të fatit.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen ‘Blloku i Furrave’.
Pas kontrollit, policia i ka sekuestruar shtetasit A.H, 54 vjeç, banues në Gjirokastër, 1 njësi qendrore, 1 tastierë, 2 monitorë dhe 2 bileta, pa leje.
/ArgjiroLajm.net/