• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zjarret shkrumbojnë të dyja anët e Drinos në Gjirokastër, shkatërrohet gjithë ekosistemi

31/08/2017
Zjarret shkrumbojnë të dyja anët e Drinos në Gjirokastër, shkatërrohet gjithë ekosistemi

Zjarret vazhdojnë të djegin territore dhe sipërfaqe me pyjë ne vend. Në luginën e lumit Drino në Gjirokastër, zjarret maive kanë djeguar të dyja anët e luginës duke shkatërruar gjithë habitatin natyror aty. Specialistët thonë se rekuperimi i dëmit kërkon dekada ndërsa zjarrfikësit flasin për mundësinë e zgjatjes së situatës së jashtëzakonshme nëse nuk do të nisin reshjet. 

Një pjesë e zjarrvënësve, të gjithë barinj, po ndiqen penalisht në gjendje të lirë, ndërsa ende nuk ka të ndëshkuar. Kjo është situata më e pazakontë që mbahet mend ndonjëherë në këtë rajon, ku dëmet është vështirë të llogariten në vlerë ekonomike. 

“Është shkrumbuar thuajse gjithë pjesa e Malit të Gjerë nga të dy krahët. Bashkë me florën digjet edhe fauna, lepuri, dhia e egër, dhelpra e ariu, që nuk i largohen dotë zjarrit. Zjarret shkaktojnë katastrofa që për t’u rekuperuar duhen disa vite, sepse bashkë me ta dëmtohet e gjithë sipërfaqja e parë e tokës”, – shprehet Kleanthi Mandi, ekspert biolog. 

Në më shumë se 120 ndërhyrje vetëm brenda muajit gusht, shpesh herë zjarrfikësve u është dashur të menaxhojnë rreth 4 apo 5 zjarre të qëllimshme brenda ditës. 

Në disa raste është kërkuar edhe ndihma e efektivëve nga Greqia. Disa reparte të Janinës morën pjesë në shuarjen e të paktën 5 zjarreve dhe në një rast zjarrfikësit shqiptarë parandaluan një zjarr që po avanconte në territorin grek.

Related Posts

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues
Kryesore

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues

14/09/2026
Kryesore

Ndryshon vettingu për policët, lëvizja nga detyra nuk do t’i shpëtojë më zyrtarët nga verifikimi

14/09/2026
Rama justifikon shkrirjen e dy bashkive të tjera: Poliçani dhe Dimali do të marrin të njëjtat shërbime, por brenda bashkisë Berat
Kryesore

Rama justifikon shkrirjen e dy bashkive të tjera: Poliçani dhe Dimali do të marrin të njëjtat shërbime, por brenda bashkisë Berat

14/09/2026
Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)
Kryesore

Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)

12/09/2026
Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral
Kryesore

Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral

12/09/2026
Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë
Kryesore

Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë

12/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jasir Asani “godet” në Iran, i dhuron 3 pikë Esteghlal (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Asani “rrëmben skenën” në Champions, realizon kryevepër me Esteghal

14/09/2026
Revolucion te Brazili? Thiago Silva kundër Ancelottit: Procesi duhet të jetë gradual, nuk mund të largosh…

Fundi i një epoke, konfirmohet tërheqja e Neymarit nga Brazili

14/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al