Për të uruar Kurban Bajramin, në Xhaminë e Pazarit në Gjirokastër kishte shkuar sot edhe deputeti socialist, Flamur Golemi.
“Urimet për Kurban Bajramin kanë më shumë domethënie kur përcillen nga Xhamia e Pazarit në Gjirokastër, një objekt kulti me vlera të çmuara që shumë shpejt do të restaurohet. Faleminderit myftiut Armand Islami për mikpritjen dhe bisedën që zhvilluam së bashku. Edhe njëherë urime, gëzuar Kurban Bajramin”, shkruan Golemi teksa publikon edhe video-mesazhin për këtë ditë.