Një vatër zjarri ka rënë sot në fshatin Peshkëpi, Bashkia Dropull.
Nga informacionet e para mësohet se flakët rrezikojnë një banesë.
Në vendngjarja kanë shkuar forcat zjarrfikëse, si dhe janë angazhuar banorë të zonës.
Dropulli ka qenë shumë i rrezikuar nga zjarret këtë verë.
Kujtoni zjarret e fuqishëm që prekën disa fshatra me radhë.
/ArgjiroLajm.net/