Zjarri i mbrëmshëm në Malin e Gjerë mbi parkun e Viroit në Gjirokastër është shuar në orët e para të mëngjesit.
Operacioni ka qenë i vështirë për shkak të terrenit të keq.
Ndërhyrja është bërë me mjete rrethanore. Automjetet zjarrfikëse nuk mund të kalonin. Sipërfaqja e djegur është e konsiderueshme.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme një tjetër vatër zjarri ka rënë në fshatin Peshkëpi të Dropullit.
/ArgjiroLajm.net/