Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një shtetas nga Lazarati, i dënuar me 3 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
I arrestuari është, Ali Basha, 50 vjeç, banues në fshatin Lazarat.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, ka lëshuar urdhërin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, e cila e ka dënuar me 3 vjet dhe 6 muaj burgim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.