Flamur Golemi ka bërë sot betimin për të nisur mandatin e dytë në krye të Bashkisë Gjirokastër.
“Me betimin mbi Kushtetutë, besimin në Zot dhe dorën e shtrirë ndaj anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe gjithë qytetarëve që presin e shpresojnë kaq shumë nga ne, nisim sot një mandat të ri për punë të tjera të mira për Gjirokastrën. Na shkoftë mbarë!”, shkruan Golemi teksa publikon videon e betimit.









