Katër turistë janë shpëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga forcat zjarrfikësve të Himarës. Burime për mediat bëjnë me dije se 4 turistë anglezë dne italianë kishin mbetur të bllokuar në malin e Palikonjës, që prej orëve të mesnatës. Njëri prej tyre është plagosur në kokë dhe dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.









