• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U gjet e gjallë në arkivol, vdes pas një jave 76-vjeçarja

19/06/2023
U gjet e gjallë në arkivol, vdes pas një jave 76-vjeçarja

Ka ndërruar jetë gruaja ekuadoriane që u gjet e gjallë në arkivol disa orë pasi ishte shpallur e vdekur. Bella Montoya, 76 vjeç, u deklarua për herë të parë e vdekur nga një mjek në një spital në qytetin e Babahoyo javën e kaluar. Por gjatë vajtimeve të pranishmit e dëgjuan duke trokitur arkivolin e saj. Ata e hapën arkëmortin dhe panë që gruaja ishte ende gjallë. Ajo u kthye menjëherë me urgjencë në të njëjtin spital për trajtim.

Pas 7 ditësh në terapi intensive, ministria e shëndetësisë e Ekuadorit konfirmoi se ajo vdiq të premten nga një goditje ishemike. Deklarata e ministrisë shtoi se ajo kishte qëndruar nën “mbikëqyrje të vazhdueshme” teksa ishte në spital. Pas vdekjes së saj të dytë, Montoya u kthye në të njëjtën shtëpi funerali dhe u varros në një varrezë publike. Një komision ekspertësh është mbledhur nga Ministria e Shëndetësisë ekuadoriane për të shqyrtuar rastin e saj.

Fillimisht ajo u deklarua e vdekur më 9 qershor pas një goditjeje ishemike në tru. Por pas gati 5 orësh brenda, gruaja mori frymë pasi të afërmit e saj hapën arkivolin për të ndërruar rrobat e saj për funeralin. Bella Montoya nuk është i vetmi person që “ringjallet” pasi është shpallur zyrtarisht e vdekur. Në shkurt, një grua 82-vjeçare u zbulua se po merrte frymë ndërsa ishte shtrirë në një shtëpi funerali në shtetin e Nju Jorkut. Ajo ishte shpallur e vdekur 3 orë më parë në një shtëpi pleqsh.

Related Posts

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026
Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali, por nuk jep asnjë arsye bindëse
Kryesore

Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali, por nuk jep asnjë arsye bindëse

06/11/2026
Dy operacione kundër trafikimit të emigrantëve në Gjirokastër, arrestohen 3 persona, një tjetër në kërkim
Kryesore

Dy operacione kundër trafikimit të emigrantëve në Gjirokastër, arrestohen 3 persona, një tjetër në kërkim

05/11/2026
Punësimet elektorale frynë administratën e bashkive përpara zgjedhjeve vendore
Kryesore

Ndryshime në qeveri dhe te drejtuesit e qarqeve? Rama mbledh Asamblenë e PS

05/11/2026
Kryesore

BKH zbarkon në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Sarandës

05/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Goditja më e rëndë! Tradhtia e radhës te Kombëtarja, konfirmohet zgjedhja përfundimtare e Kurtulan – Balkanweb.com – News24

Goditja më e rëndë! Tradhtia e radhës te Kombëtarja, konfirmohet zgjedhja përfundimtare e Kurtulan

06/11/2026
Goditja më e rëndë! Tradhtia e radhës te Kombëtarja, konfirmohet zgjedhja përfundimtare e Kurtulan – Balkanweb.com – News24

Goditja më e rëndë! Tradhtia e radhës te Kombëtarja, konfirmohet zgjedhja përfundimtare e Kurtulan – Balkanweb.com – News24

06/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al