Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kana’ani tha se muxhahedinët e MEK do të përbëjnë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e Shqipërisë për shkak të natyrës së tyre terroriste. Mediat iraniane shkruajnë se Kana’ani në një postim në Twitter ka theksuar se për këtë arsye qeveria irakiane i dëboi dhe qeveritë e tjera refuzuan t’i pranonin.
“Shpresojmë që qeveria shqiptare të kompensojë gabimin e saj në pritjen e këtyre terroristëve”, shtoi ai.
Policia në Shqipëri ka bastisur një kamp që i përket MEK për shkak të përfshirjes së saj në “sulme terroriste dhe kibernetike” kundër institucioneve të huaja. Përleshjet shpërthyen kur policia ndërhyri në kampin, i njohur si Ashraf-3, në veriperëndim të kryeqytetit Tiranë, të martën.







