Gazetari investigativ Artan Hoxha ka thënë se një nga trafikantët shqiptar më të mëdhenj është në burg në Ekuador.
Në një intervistë për emisionin “Kapital” Hoxha tha se ky kriminel kërkohet në të gjithë europën dhe njihet për arratisjet e tij spektakolare nga burgu.
“Ne duhet të shohim natyrën e krimit me të cilën merren grupet tona jashtë dhe natyrat janë të tipit trafik drroge, prostitucion, klandestinë, armë pak dhe zhvatje. Aty është përfitimi më i madh i parasë.
Një nga grupet, një nga emrat më të mëdhenj të krimit në Shqipëri është i arrestuar dhe i burgosur në Ekuador. Kërkohet të paktën në gjysmën e vendeve të Europës. Ai është në burg dhe madje arratisjet e tij janë spektakolare. Dritan Rexhepi nga Vlora është një emër që është kapur me një operacion të madh të Interpolit atje. Është kapur me një grup personash, janë kapur 278 kg kokainë.
Sot ke shqiptarë që kanë vajtur dhe merren me kokaikën në burim, pra nëse ne merremi me canabisin këtu, ti ke shqiptarë që merren me kokainën në burim, nuk merren më me rrugët. Ka shkuar atje që të maksimalizoj fitimin dhe sa më shumë grupet tona marrin eksperiencë, mësojnë, shikojnë, dëmtohen aq më tepër ato e perfeksionojnë mënyrën e tyre. Prandaj dhe grupet tona janë bërë shqetësim sot në Europë. Ato janë bërë sot, por grupet tona e kanë zanafillën që para 20-të vitesh”, tha Artan Hoxha.









