• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U rrëmbye për një javë, lirohet vajza nga Fieri: Abuzuan seksualisht, më kyçën në një banesë në Vlorë

04/07/2023
U rrëmbye për një javë, lirohet vajza nga Fieri: Abuzuan seksualisht, më kyçën në një banesë në Vlorë

Merr fund saga e rrëmbimit të vajzës 37-vjeçares nga Fieri, ku pas denoncimit të prindërve një ditë më parë në Report TV, autori e la të lirë.

Ajo e shoqëruar me prindërit e saj mbërriti mesditën e kësaj të marte në studio duke zbuluar emrin e autorit dhe vendin ku u mbajt peng për një javë.

Në një intervistë, ajo tregoi se ishte abuzuar seksualisht nga një person i panjohur, dhe po ky i fundit e kishte lënë të lire më pas.

“Isha e mërzitur atë ditë dhe kisha dalë nga shtëpia. Në rrugë më rrëmbyen disa persona të komunitetit rom, që nuk i njihja dhe më çuan në qytetin e Vlorës. Atje më dorëzuan tek një burrë, i cili ishte dorë e bardhë. Më mbajti të kyçur në një shtëpi. Gjatë kësaj kohe ai ka abuzuar me mua (qan)… Ai ikte në punë dhe unë kisha frikë të ikja pasi më kërcënonte. Pas emisionit ai më la të lirë dhe më kërcënoi të mos tregoja”, tregoi ajo.

Nën insistimin e nënës së saj, u zbulua emri i vlonjatit që mbajti vajzën peng prej 24 qershorit. Ajo iu drejtua të bijës që të fliste dhe të tregonte të vërtetën.

“Thuaje emrin, thuaje që quhet Miri…mos ki frikë. Odeta, vajza ka shumë frikë, ne nuk dimë çfarë të bëjmë. Në polici ajo nuk tregoi asgjë sepse ai e ka kërcënuar me jetë”- u shpreh nëna.

Gazetarja e pyeti nëse ishte në gjëndje të përshkruante imazhin e tij dhe nëse ajo mund ta njihte nëse do ta shikonte sërish.

“Ai ishte rreth të 40-ve dhe i kishte flokët e zeza. Nuk fliste shumë, dhe unë kisha frikë ta pyesja. Nëse e shikoj e njoh mirë fytyrën e tij”- rrëfu mes lotëve 37-vjeçarja

Babai i të resë, shprehu frikën se mos e bija mund të ketë mbetur shtatzënë nga ky abuzim, ndërsa për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike nuk kanë mundur t’i bëjnë një vizitë tek gjinekologu.

“E nisi me autobus se u frikësua që ne e denoncuam në program dhe më pas e la në rrugë. Kemi frikë se mos ka mbetur shtatzënë nga abuzimi. Tek gjinekologu nuk kemi qenë sepse nuk kemi mundësi. Unë dua të zbulohet e drejta e vajzës”- tregoi babai.

Related Posts

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026
Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali, por nuk jep asnjë arsye bindëse
Kryesore

Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali, por nuk jep asnjë arsye bindëse

06/11/2026
Dy operacione kundër trafikimit të emigrantëve në Gjirokastër, arrestohen 3 persona, një tjetër në kërkim
Kryesore

Dy operacione kundër trafikimit të emigrantëve në Gjirokastër, arrestohen 3 persona, një tjetër në kërkim

05/11/2026
Punësimet elektorale frynë administratën e bashkive përpara zgjedhjeve vendore
Kryesore

Ndryshime në qeveri dhe te drejtuesit e qarqeve? Rama mbledh Asamblenë e PS

05/11/2026
Kryesore

BKH zbarkon në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Sarandës

05/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Problematika te kuqeblutë, Vllaznia nuk di as të fitojë, as të reagojë

Shkëlqimi dhe rënia e Qatos, nga i paprekshëm është “gozhduar” në stol

06/11/2026
Problematika te kuqeblutë, Vllaznia nuk di as të fitojë, as të reagojë

Shkëlqimi dhe rënia e Qatos, nga i paprekshëm është “gozhduar” në stol – Balkanweb.com – News24

06/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al